• Monday, 17 March 2025

Një polic në detyrë e humbi jetën në zjarrin në diskotekën në Koçan

Një polic në detyrë e humbi jetën në zjarrin në diskotekën në Koçan

Shkup, 16 mars 2025 (MIA) - Mes viktimave në zjarrin në diskotekë në Koçan është edhe një pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i punësuar në Stacionin e policisë në Probishtip.

Siç deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, jetën e ka humbur një nëpunës policor nga SP Probishtip, i cili në atë moment ka qenë i angazhuar zyrtarisht, respektivisht ka vepruar sipas planit paraprakisht të përgatitur për kontroll të objekteve hotelierike në pjesën e tregtisë së palejuar me drogë dhe pranisë së minorenëve në diskotekë, ku shpërtheu zjarri. 

Како што изјави министерот за внатрешни работи Панче Тошковски, животот го загубил полициксии службеник од ПС Пробиштип кој во моментот бил службено ангажиран, односно постапувал по претходно

"Ngushëllime të sinqerta për të afërmit e tij. U informova nga shefi i SPB-Shtip se zyrtari policor do të shpërblehej për polic më të mirë në territorin e Probishtipit dhe SPB-Shtip. Fatkeqësisht, një dekoratë e tillë do të jepet pas vdekjes", tha ministri Toshkovski në konferencë për media në Koçan.

Në zjarrin në diskotekën në Koçan, i cili shpërtheu mbrëmë, sipas informacioneve me të cilat disponojnë autoritetet, deri në orën 11:30 kanë humbur jetën 59 persona. Prej tyre, 35 janë identifikuar, me ç'rast 31 nga Koçani dhe katër nga Shtipi. Në lidhje me zjarrin është lëshuar urdhërarrest qendror për katër persona. bsh/

Foto: MIA