• Monday, 17 March 2025

Mucunski: Nuk ka fjalë për ngushëllim për këtë tragjedi, shumë shtete ofruan ndihmë

Mucunski: Nuk ka fjalë për ngushëllim për këtë tragjedi, shumë shtete ofruan ndihmë

Shkup, 16 mars 2025 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski theksoi se kjo është ditë e zymtë për shtetin dhe se nuk ka fjalë të cilat mund të jenë ngushëllim për këtë tragjedi. 

 “Ditë e vështirë dhe e dhimbshme për shtetin. Nuk ka fjalë që mund të jenë ngushëllim për këtë tragjedi. Të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë, ndërsa familjeve të të vdekurve u shpreh ngushëllime të thella dhe forcë që ta përballojnë këtë humbje të paimagjinueshme”, theksoi Mucunski në publikimin në Fejsbuk. 

Ministri informoi se sot në mëngjes ka realizuar bisedë telefonike me homologët e tij nga shumë vende, të cilët kanë shprehur ngushëllime për aksidentin në Koçan dhe e kanë ofruar ndihmën dhe kapacitetet e tyre në dispozicion të shtetit tonë. 

 “Tashmë jemi në koordinim dhe komunikim me fqinjët tanë dhe partnerë ndërkombëtarë për sigurimin e ndihmës adekuate, në bazë të nevojave të pacientëve dhe vlerësimeve të personave mjekësore ekspertë”, shkroi Mucunski. 

Mucunski shton se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme me të gjitha kapacitetet e saja qëndron në dispozicion për çdo ndihmë dhe mbështetje të nevojshme, në koordinim me institucionet kompetente. 

Sipas informacioneve të fundit zyrtare deri në orën 11:30, në zjarrin që shpërtheu në diskotekën në Koçan mbrëmë humbën jetën 59 persona, prej të cilëve 35 janë identifikuar, ndërsa prej tyre 31 janë nga Koçani, katër janë nga Shtipi. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s