MIA Flesh
- Shkup - Drejtoria për të ardhura publike i përkujton ushtruesit e veprimtarisë të cilët udhëheqin libra afaristë dhe obliguesit tatimorë për tatimin e fitimit të cilët gjatë vitit 2024 u furnizuan dhe shtinë në përdorim deri 10 sisteme fiskale të pajisjes përkatësisht aparaturë fiskale dhe sistem të integruar automatik për menaxhim në pajtim me Ligjin për regjistrim të pagesave të gatshme, më së voni deri më 20 janar në DAP të parashtrojnë Kërkesë për miratim të lirimit tatimor në bazë të vendosjes së sistemit fiskal të pajisjes, përkatësisht aparaturës fiskale dhe sistemit të integruar automatik për menaxhim (formulari "DLD-02"), për shkak të uljes së tatimit të përllogaritur të të ardhurave personale në Bilancin tatimor vjetor për vitin 2024 (formulari "DLD-DB"), i cili parashtrohet në mënyrë elektronike përmes https://e-ujp.ujp.gov.mk apo në formë të shkruar drejt arkivit të njësisë organizuese të DAP-it.
12:00/16 janar 2025
Shkup - Drejtoria për të ardhura publike i përkujton ushtruesit e veprimtarisë të cilët udhëheqin libra afaristë dhe obliguesit tatimorë për tatimin e fitimit të cilët gjatë vitit 2024 u furnizuan dhe shtinë në përdorim deri 10 sisteme fiskale të pajisjes përkatësisht aparaturë fiskale dhe sistem të integruar automatik për menaxhim në pajtim me Ligjin për regjistrim të pagesave të gatshme, më së voni deri më 20 janar në DAP të parashtrojnë Kërkesë për miratim të lirimit tatimor në bazë të vendosjes së sistemit fiskal të pajisjes, përkatësisht aparaturës fiskale dhe sistemit të integruar automatik për menaxhim (formulari "DLD-02"), për shkak të uljes së tatimit të përllogaritur të të ardhurave personale në Bilancin tatimor vjetor për vitin 2024 (formulari "DLD-DB"), i cili parashtrohet në mënyrë elektronike përmes https://e-ujp.ujp.gov.mk apo në formë të shkruar drejt arkivit të njësisë organizuese të DAP-it.
Shkup - Të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike tregojnë se lumi Vardar ka nivel më të lartë në krahasim me mesataren për janarin në Jegunovc, Shkup, Veles dhe Demir Kapi. Janë rritur nivelet e ujit edhe në lumin Treska në Makedonski Brod, në Pçinja tek Banja e Katllanovës dhe në Drinin e Zi në Lozhan. Janë ulur nivelet e ujërave të Kriva Rekës, në Kriva Pallankë, të Pçinjës në Pelince dhe të Lumit të Zi në Novac. Nivelet e ujërave të liqenit të Ohrit, Prespës dhe Dojranit janë në kuadër të mesatares së janarit.
Shkup - Më ftohtë mëngjesin e sotëm është në Kodër të Diellit dhe Hanet e Mavrovës -7 gradë, -5 është matur në Krushevë, -4 në Kriva Pallankë, -3 në Berovë, Dibër dhe Vinicë, -2 në Tetovë, Manastir dhe Prilep, -1 në Ohër, Shtip dhe Shkup, dhe mbi zero vetëm në Gjevgjeli me dy gradë, njoftoi DPHM. Në Kodër të Diellit ka edhe më së shumë borë 57 centimetra, në Hanet e Mavrovës 50 dhe në Krushevë 30. Sot paradite në disa lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës mot me vranësira të ndryshueshme, kurse vranësirat do të pakësohen pasdite, veçanërisht në pjesët lindore. Në disa vende edhe veçanërisht në zonat malore, mund të bjerë borë e dobët për periudha të shkurtra. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga -1 deri në 7 gradë.
Bruksel - Po punohet që pagesa e mjeteve nga parafinancimi për Maqedoninë e Veriut në kuadër të Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor të ndodhë sa më shpejtë, deklaroi për MIA-n zëdhënësi i Komisionit evropian. "Shërbimet e Komisionit e morën kërkesën për parafinancim parashtruar nga Maqedonia e Veriut dhe tani po i finalizojnë hapat procedural, të cilët duhet të mundësojnë që lirimi i parafinancimit të ndodhë sa më parë në vitin 2025", deklaroi zëdhënësi. Ai përkujtoi se Agjenda reformuese, e cila përfshin reforma në fushën e të drejtave themelore dhe reforma socio-ekonomike, vendi i parashtroi në korrik të vitit të kaluar, pas çka Eurokomisioni vlerësoi dhe konkludoi se ajo është në pajtim me qëllimet dhe kërkesat e Instrumentit për reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor.
Podgoricë - Eurokomisarja për zgjerim Marta Kos prej sot qëndron për vizitë zyrtare dyditëshe në Mal të Zi, ku do të takohet me përfaqësuesit e kreut shtetëror të Malit të Zi. Nga Komisioni Evropian është kumtuar se Kos do të takohet me presidentin malazez Jakov Milatoviq, kryeministrin Milojko Spajiq dhe kryetaren e Parlamentit Andrija Mandiq. Kos do të mbajë fjalim në Kuvendin e Malit të Zi, ndërsa nga kabineti i presidentit malazez njoftuan se tema të bisedës me eurokomisaren do të jenë rruga evropiane e Malit të Zi dhe sfidat aktuale me të cilat përballet vendi në atë rrugë.
Ankara - Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë mirëpret marrëveshjen për armëpushim të arritur ndërmjet Hamasit dhe Izraelit. “Falënderojmë përpjekjet e vendeve ndërmjetësuese, veçanërisht Katarin dhe Egjiptin. Në procesin që vijon, të gjitha fazat e marrëveshjes duhet të zbatohen, armëpushimi duhet të bëhet i përhershëm dhe në Gazë duhet të dërgohet urgjentisht ndihmë humanitare. Bashkësia ndërkombëtare duhet të garantojë që Izraeli do të përmbushë përgjegjësitë e saj mbi këto çështje", thuhet në komunikatën e publikuar mbrëmë vonë në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.
Sofje - Parlamenti i Bullgarisë e zgjodhi Rosen Zheljazkovin kryeministër të Republikës së Bullgarisë, raportojnë mediat bullgare. "Pro" votuan 125 deputetë, 114 "kundër", pa asnjë abstenim. Deputetët e mbështetën strukturën e Këshillit të Ministrave me të njëjtën shumicë me të cilën zgjodhën Zheljazkovin. Dhe përbërja e qeverisë mori 125 vota "pro". Zheljazkovi dhe ministrat e rinj menjëherë pas zgjedhjes dhanë betimin.
Bruksel - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen përshëndeti marrëveshjen për armëpushim në Rripin e Gazës ndërmjet Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas, si dhe lirimin e pengjeve, transmetuan agjencitë botërore. "Kjo sjell shpesë në të gjithë rajonin, ku njerëzit durojnë vuajtje të mëdha një kohë të gjatë", shënoi Fon der Lajen në "Iks". Ajo i bëri thirrje Izraelit dhe Hamait ta zbatojnë marrëveshjen. Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Kaja Kalas tha se tani është koha të zbatohet marrëveshja për të mirën e të gjithë pengjeve dhe familjeve të tyre, njerëzve të Gazës dhe njerëzve në rajon. Në një status në "Iks", ajo marrëveshjen për armëpushim e përshkroi si "një progres të madh pozitiv drejt përfundimit të dhunës".
Kiev - Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan sot se kanë rrëzuar 34 nga 55 dronë rusë të lëshuar gjatë natës, ndërsa 18 dronë të tjerë kanë humbur objektivat e tyre, thuhet në komunikatën e Forcave ajrore ukrainase. Dronët u rrëzuan në 11 rajone të Ukrainës, thuhet në komunikatë. Kanë rënë edhe pjesë të dronëve, duke dëmtuar infrastrukturën energjetike në Ukrainën qendrore, në rajonin e Poltavës, ku më shumë se 300 shfrytëzues janë pa rrymë, kumtuan autoritetet lokale.
Nju-Jork - Sekretari i Përgjithshëm i KB-së Antonio Guterreshi e përshëndeti marrëveshjen për armëpushim në Rripin e Gazës, të arritur mbrëmë ndërmjet Izraelit dhe grupit të armatosur palestinez Hamas, duke theksuar se "tani prioritet duhet të jetë zbutja e vuajtjeve të mëdha të shkaktuara nga ky konflikt". "KB-ja është e gatshme të mbështesë zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe të rrisë dërgimin e ndihmës humanitare për palestinezët e panumërt që vazhdojnë të vuajnë", deklaroi Gutereshi për gazetarët. Presidenti egjiptian Abdel Fatah al-Sisi, gjithashtu, përshëndeti marrëveshjen dhe theksoi rëndësinë e dërgimit të shpejtë të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.
Paris - Kryeministri i ri francez, Fransoa Bajru sot pasdite do të përballet me votim për mosbesim të Qeverisë së tij në Parlamentin francez, lajmëroi DPA. Nëse ka sukses, kjo do të thoshte rrëzim i qeverisë së sapoformuar të qendrës së djathtë, të formuar mu para Krishtlindjes, dhe plotësisht do ta dobësojë presidentin francez, Emanuel Makron. Edhe pse pritet se do t'i mbijetojë votimit, ky hap e cekë jostabilitetin e qeverisë, e cila nuk posedon shumicë në Parlamentin nacional.
Gazë - Të paktën shtatë persona humbën jetën në dy sulme izraelite në Rripin e Gazës në mëngjes, njoftoi Mbrojtja Civile e territorit palestinez, disa orë pas shpalljes së armëpushimit që duhet të hyjë në fuqi të dielën. Në sulmin me bombë në një shtëpi në lagjen Rimal në qytetin e Gazës vdiqën pesë persona, ndërsa më shumë se 10 janë plagosur, citohet në kumtesën e Mbrojtjes Civile. Në qendrën e Gazës, dy persona humbën jetën kur një sulm izraelit qëlloi një ndërtesë.
Londër - Trajneri i Totenhemit, Angelos Postekoglu ka kritikuar paraqitjen e skuadrës në derbin e Londrës (1:2) me Arsenalin nga xhiroja e 21-të e kampionatit anglez të futbollit. "Ishim larg nivelit që duhej të ishim. Pasiviteti i Totenhemit në pjesën e parë të një ndeshjeje të tillë të rëndësishme është i papranueshëm. Kemi paguar çmimin për këtë. Pjesa e dytë ishte pak më mirë, por askund afër nivelit që na duhej", deklaroi Postekoglu për "BBC Sport". Totenhemi ka 24 pikë dhe gjendet në vendin e 13-të në tabelën e ligës, ndërsa Arsenali është në vend të 2-të me 43 pikë.