15:00/15 janar/2025
Shkup- Këtë vit 2025, fatkeqësisht shënojmë një përvjetor shumë të palavdishëm, 20 vjet nga marrja e statusit kandidat. Është koha e fundit që të vazhdojmë rrugën evropiane. Është koha që Unioni të marrë një vendim strategjik se si të vazhdohet me shembullin tonë si një lloj lakmusi për kredibilitetetin e historisë evropiane në rajon dhe më gjerë, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në mëngjesin e punës me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në vend.
Shkup- Pagat e 70 për qind e të punësuarve në Ministri janë nën pagën mesatare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa dallimet me pagat e të punësuarve në pozicionet e njejta në organet shtetërore, të cilët e kanë marrën shtesën e pagës bazike, është rreth 30 për qind, tha sot Branko Kostovski, kryetar i Organizatës sindikale pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të AOGJSH, në protestën para Ministrisë së Kulturës.
Shkup- Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) përballet me sfida serioze në funksionimin e saj për shkak të mospasjes së strategjisë kombëtare për mbrojtje dhe shpëtim, mungesë të personelit të kualifikuar dhe menaxhim joadekuat me pronat dhe pajisjet. Kjo krijon rreziqe të konsiderueshme për sigurinë e vendit, veçanërisht në kushte të fatkeqësive natyrore dhe aksidente të tjera, ku reagimi i shpejtë dhe efektiv është me rëndësi të madhe, njoftoi Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR).
Shkup- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e akredituar të Komonuelthit të Australisë në vendin tonë, Daniel Emeri, bën të ditur ministria. Në takim, ministri Mucunski falënderoi ambasadorin Emeri për siç tha, kontributin e tij të rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve gjatë mandatit të tij.
Shkup- Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili në seancën e sotme të Komisionit parlamentar për mbrojtje dhe siguri informoi se Ministria i ka dorëzuar Qeverisë së SHBA-së gjashtë shkresa me kërkesë për realizimin e furnizimit të pajisjeve ushtarake. "Me planin afatgjatë të mbrojtjes përshkruhet rruga për reformat në mbrojtje dhe ofron një kornizë për modernizimin dhe pajisjen e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të arritur harmonizim të plotë me anëtarët partnerë të NATO-s. Për këtë qëllim, Ministria e Mbrojtjes i ka dorëzuar Qeverisë së SHBA-së gjashtë shkresa me kërkesë të realizimit të furnizimit të pajisjeve ushtarake", ka thënë zëvendësministrja.
Shkup- Çdo përpjekje nga ana e Qeverisë apo e partive politike, për të dëshmuar se ka politikë në protesta apo në punën e Sindikatës, do të jetë e kotë, theksoi pasdite në protestën para Ministrisë së Kulturës, kryetari i Sindikatës së AOGJSH-së, Tërpe Deanoski. "Si përkujtim, Sindikata e AOGJSH-së vetëm në vitin 2022, 2023 dhe 2024, ka organizuar tri greva dhe të paktën 20 protesta, prej të cilave në protestën e dhjetorit të vitit 2023, mbi 5.000 të punësuar të administratës dhe gjyqësorit dolën në rrugë dhe kërkuan paga dinjitoze ër jetë", theksoi Deanoski.
Shkup- Ministria e Ekonomisë dhe e Punës informon se sot përfundon aksioni "Shporta konsumatore e fundvitit", e cila filloi të zbatohet prej 15 dhjetorit të vitit 2024. "Shporta konsumatore e fundvitit" u krijua me propozim të biznesit me mbështetje të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës. "Qëllimi kryesor i 'Shportës së fundvitit' e cila u krijua nga biznesi, përkatësisht prodhuesit, distributorët dhe tregtarët, ishte të krijohet listë më e gjerë e produkteve të caktuara ushqimore të cilat u vendosën me çmime të ulura në rafte. me atë u parandalua rritja e çmimeve para dhe gjatë festave të fundvitit dhe u mbajt niveli stabil i inflacionit në dhjetor 2024 dhe janar 2025, gjatë festave të fundvitit kur ka konsum të rritur", qëndron në kumtesë.
Shkup- Në Klinikën për ortopedi në 24 orët e kaluara është kryer transplanti i dytë i suksesshëm me kockë nga një donator i vdekur, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Transplanti i është kryer një pacienti 19-të vjeçar për korrigjimin e një deformimi në shputën e këmbës si rezulat i paralizës cerebrale.
Shkup- Obduksioni i trupit të gruas së gjetur të enjten në ujërat e Vardarit tregoi se bëhet fjalë për të zhdukurën Lidia Trajkovska (43) nga fshati i Shkupit Jurumleri, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme. Trajkovska ishte paraqitur si e zhdukur më 8 nëntor të vitit të kaluar.
Prishtinë- Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla sot ka konfirmuar se të gjitha "institucionet paralele të lidhura me Serbinë" në vend, tashmë janë mbyllur, transmeton Anadollu. Sot janë mbyllur "komunat paralele të Serbisë" në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale.
Bruksel- Komisioni evropian sot prezantoi Plan aksioni i BE-së për përforcim të sigurisë kibernetike në spitale dhe institucione shëndetësore, me çka duhet të krijohet ambient më i sigurt për pacientët dhe punonjësit mjekësorë. Nënkryetarja ekzekutive e Eurokomisionit për sovranitet teknologjik, siguri dhe demokraci, Hena Virkunen gjatë prezantimit të Planit theksoi se shëndetësia moderne ka bërë përparim të jashtëzakonshëm me transformimin digjital, me çka u përmirësua mbrojtja shëndetësore e qytetarëve.
Varshavë- Kryeministri polak Donald Tusk sot deklaroi se Rusia ka planifikuar “aksione terroriste” në ajër kundër Polonisë dhe vendeve të tjera. “Informacionet e fundit mund të konfirmojnë justifikimin e frikës se Rusia ka planifikuar akte terroriste në ajër, jo vetëm kundër Polonisë”, tha Tusk në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski në Varshavë.
Dodoma- Tetë persona të infektuar me virusin Marburg e humbën jetën në rajonin veriperëndimor Kagera të Tanzanisë, kumtoi Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH). Agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara kumtoi se i ka informuar vendet-anëtare, përmes ueb-faqes së vet për shpërthimin e epidemisë së virusit Marburg në rajonin Kagera në Tanzani dhe se rreziku nga përhapja e mëtutjeshme e sëmundjes vdekjeprurëse në vend dhe rajon është i lartë.
#