12:00/15 janar/2025
Tetovë - Për të katërtën herë është prolonguar rigjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës pasi që një vendim të tillë solli Gjykata e Apelit Gostivar pas seancës publike në prill të vitit 2024, ndërkaq pas aktvendimit fillestar të 5 qershorit të vitit 2023. Si më 5 nëntor 2024, edhe sot seanca u prolongua për shkak të mungesës së gjykatësit Jordan Vellkovski, i cili ndodhet në pushim mjekësor. Gjykatësja e cila e zëvendësonte, e caktoi fillimin e gjykimit për më 18 mars të këtij viti, në orën 10:00. Tentimi i parë për rigjykim ishte më 26 qershor 2024, më pas u prolongua për më 25 shtator kur gjithashtu nuk u mbajt seancë publike. Gjykata e Apelit në prill 2024 solli vendim me të cilin urdhëroi të ketë rigjykim për ish-drejtorët e spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi, si dhe Institucionit publik shëndetësor Spitali klinik Tteovë si subjekt juridik. Për mjekun Boban Vuçpevski, Gjykata e Apelit në prill 2024 e refuzoi ankesën e Prokurorisë dhe e konfirmoi aktvendimin lirues për të.
Shkup - Sistemi e-Tatime sot në ora 16:30 do të jetë i paqasshëm për shkak të kryerjes së intervenimeve të domosdoshme, njoftoi Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP). Në këtë periudhë, tatim-paguesit nuk do të mund të dorëzojnë raportime dhe parashtresa tjera elektronike përmes sistemit e-Tatime. Parashikohet intervenimi të zgjasë disa orë, ndërsa pas përfundimit të aktiviteteve sistemi sërish do të vendoset në funksion. "Në periudhën derisa zgjat intervenimi sistemet tjera të DAP-it do të jenë në funksion dhe tatim-paguesit pa pengesa do të mund t'i parashtrojnë faturat për pagesa të të ardhurave perosna në e-PPD, duke përfshirë edhe llogaritë për paga (MPIN). Apelojmë deri te të gjithë shfrytëzuesit e këtij sistemi që t'i kryejnë urgjentisht detyrimet e tyre të domosdoshme para fillimit të intervenimit", thekson DAP.
Shkup - Blloku 1 nga REK Manstir është çkyçur përkohësisht nga rrjeti elektroenergjetik. Sipas informatës nga SHA EMV, çkyçja është e karakterit preventiv. "Njëherit, në kushte të lagështisë tejet të madhe tek thëngjilli i deponuar për shkak të reshjeve intensive të borës, fuqi e nevojshme e terrmo blloqeve mund të arrihet vetëm me shfrytëzim të sasive të mëdha të mazutit - që mund të çojë drejt punës së çekuilibruar të kaldasë. Duke pasur parasysh se pritet stabilizim i motit dhe me atë edhe përmirësim i cilësisë së thëngjillit, ndërprerja nuk do të jetë më e gjatë se disa ditë", ceket në informatën nga SHA EMV. Nga atje shtojnë se do të vazhdojë prodhimi nga TE Manstir 3, EMV Energjetika - Kogel, hdirpotenciali i disponuehsëm dhe parku i erës Bogdanci, në pajtim me nevojat e Furnizuesit universal.
Bruksel - Zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska prej sot e deri të premten do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Lituani, ku do të marrë pjesë në Forumin vjetor të nivelit të lartë për politikë të jashtme dhe sigurisë "Takimi i borës 2025" që po mbahet në qytetin Trakai. Në margjina të Forumit, është paraparë që Shekerinska të ketë takime bilaterale me prëfaqësues të tjerë të lartë, pjesëmarrës në tubim, mes të cilëve edhe me presidentin lituanez, Gitanas Nauseda dhe ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të Lituanisë, Kestutis Budris dhe Dovile Shakaliena. Krahas pjesëmarrjes në Forum, Shekerinska gjatë qëndrimit në Lituani do t'i vizitojë edhe pjesëtarët e Grupit luftarak multinacional të NATO-s dhe të brigadës "Ujku i hekurt" i stacionuar në qytetin Rukla.
Shkup - Mëngjesin e sotëm në Kodrën e Diellit është më ftohtë, -10 gradë dhe ka më shumë borë, 60 centimetra. Siç informon DPHM, lartësia e shtresës së dëborës është 53 centimetra në Hanet e Mavrovës, 36 në Krushevë, 28 në Manastir, 25 në Dibër, 24 në Tetovë, 21 në Shtip, 20 në Demir Kapi, 18 në Berovë dhe Prilep, 14 në Pretor, 12 në Vinicë dhe Strumicë, 8 në Ohër dhe 4 në Kriva Pallankë. Deri në orën 08:30 janë matur -7 gradë në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, -6 Berovë, -3 Manastir, Dibër, Prilep, Tetovë, Kriva Pallankë, Pretor, -2 Ohër, Vinicë, Kumanovë, Shtip, -1 Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Kavadar, Strumicë, Demir Kapi, 0 Veles dhe 2 gradë në Gjevgjeli.
Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës në rrugë pas ndërhyrjes së ekipeve kujdestare. Reshje të dobëta të borës po vërehen në Kërçovë, Presekë dhe Bukovë, njofton LAMM. Ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda për arsye parandaluese ka në aksdet rrugore Mavrovë - Dibër, Tetovë-Kodër të Diellit dhe në qafën malore Strumicë - Berovë. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Sofje - Presidenti bullgar Rumen Radev sot do ta dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë në kuadër të konvokimit të Asmblesë së 51-të popullore të kandidatit për kryeministër të propozuar nga grupi më i madh parlamentar GERB-SDS. Pritet që Rosen Zheljazkov, i cili u propozua nga GERB-SDS për kryeministër, t'ia paraqesë presidentit bullgar përbërjen e kabinetit, i cili do të mbështetet nga katër formacione - GERB-SDS, BSP - E majta e bashkuar, "Ka një popull të tillë" dhe "Demokracia, të drejtat dhe liritë" - DPS, njoftoi Radioja bullgare. Zheljazkov dje deklaroi se në takim me presidentin do të shkojë me listën e propozuar të ministrave vetëm nëse sigurohet një shumicë e qëndrueshme parlamentare.
Varshavë - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski sot do ta vizitojë Varshavën, kumtoi kabineti i kryeministrit polak, pas, siç e quajti Polonia, tejkalimit të kontestit historik rreth ekshumimit nga koha e luftës, që qëndronte mes dy aleatëve. Edhe pse Polonia është një prej mbështetëseve më të besueshme të Ukrainës që nga invazioni i Rusisë në vitin 2022, lidhjet mes fqinjëve u tensionuan me gjenerata prapa për shkak të vrasjeve në Volinia prej vitit 1943 deri në vitin 1945. Polonia kumtoi se mbi 100.000 polakë u vranë në masakrat e nacionalsitëve ukrianas. Mijëra ukrainas, gjithashtu, e humbën ejtën si hakmarrje.
Kiev - Autoritetet ukrainase këtë mëngjes kanë shpallur alarm nacional ajror sepse raketa kryqëzuese ruse janë kërcënuar në disa pjesë të vendit. Forcat ajrore ukrainase të Telegramit publikuan për predha që fluturojnë drejt Krivi Rog, vendlindja e presidentit Volodimir Zelenski në Ukrainën qendrore, si dhe drejt rajoneve Çernihiv, Poltava dhe Mikolaev. Shtohet se "është zbuluar edhe një raketë kryqëzuese që janë nisur drejt Kievit". Ukraina mbrëmë ka njoftuar se e ka kryer sulmin e tij "më të madh" ndaj objekteve ushtarake dhe industriale në disa rajone ruse nga fillimi i luftës.
Kiev - Rusia ka kryer sulm të madh raketor ndaj infrastrukturës ukrainase energjetike në mbarë vendin, duke shkaktuar ndërprerje parandaluese të rymës në disa rajone, njoftuan sot autorietet ukrainase. "Në mes të dimrit qëllimi i rusëve mbetet i pandryshuar: furnizimi ynë me energji elektrike", shkroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në Telegram. Dyzet predha dhe 70 drone janë përdorur në një sulm të kombinuar", informoi ai, duke bërë thirrje për përforcim të mbrojtjes ajore ukrainase që t'i përballë sulmet e këtilla. Rajoni perëndimor Lavov, i cili shpesh është kursyer ngva luftimet e këqija, është goditur fuqishëm gjatë natës, transmeton DPA.
Daka - Gjykata supreme e Bangladeshit sot e liroi ish-kryeministren, Kaleda Zia në rastin e fundit korruptues kundër saj, duke ia hapur rrugën për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme. Sipas personave zyrtarë, zgjedhjet me siguri do të mbahen në dhjetor apo në gjysmën e parë të vitit 2026. Zia, e cila është në gjendje jo të mirë shëndetësore, udhëtoi drejt Londrës në fillim të këtij muaji, pasi që u lirua nga një rast tjetër për korrupsion që e inicoi ish-kryeministrja Sheik Hasina, e cila u ndërrua gushtin e kaluar për shkak të protestave masive, me të cilat përfundoi sundimi i saj 15-vjeçar. Gjykata supreme sot e anuloi aktvendimin e vitit 2018 me të cilin Zia ishte e dënuar me 10 vite burg për mashtrim të donacioneve prej 250.000 dollarëve, dedikuar për fondacionin për strehimoret që Zia e themeloi në vitin 1991.
Uashington - Inaugurimi i Donald Trampit më 20 janar paraqet cak potencial për kërcënime dhe ekstremistë të dhunshëm, paralajmëruan agjencitë amerikane të zbulimit. Për këtë shkak, siguria do të jetë e prëforcuar, ndërsa pritet të sistemohen rreth 25.000 policë dhe persona ushtarak për sigurimin e ceremonisë së inaugurimit, shkruan gazeta amerikane Politiko. "Kryesit potencial, supozohet, mund ta shohin betimin e presidentit të ri të zgjedhur si "mundësi të fundit për të ndikuar ndaj rezultateve zgjehdore përmes dhunës", shkroi një grup i agjencive të zbulimit dhe për zbatim të ligjit në vlerësimin për kërcënim.
Uashington - Komisioni amerikan për letra me vlerë (SEK) mbrëmë ka ngritur padi kundër Ilon Mask për shkak se miliarderi në vitin 2022 ka kryer mashtrim sepse nuk e ka deklaruar pronësinë në Tuiter dhe ka blerë aksione me "çmime të ulëta artificiale". Mask, i cioli gjithashtu është edhe drejtor ekzekutiv i Tesllas dhe SpejsEks, ka mpaguar 44 miliardë dollarë për rrjetin social që më vonë e riemëroi në "Iks". Sipas SEK, para ndërmarrjes, ai e ka rritur pjesën e tij në kompani deri në pesë për qind dhe ka qenë i detyruar të publikojë për këtë, por këtë nuk e ka bërë. Sipas padisë, Mask e ka fshehur atë informacion material, "duke i mundësuar të paguajë për aksionet të paktën 150 milionë dollarë më pak sesa nëse i kishte blerë pas parashtrimit të raportit për dobi financiare".
Uashington - Miliarderët Elon Mask, Xhef Bezosi dhe Mark Zukerbergu të hënën do të marrin pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Tramp, deklaruan burime për En-Bi-Si-në. Sipas burimit, ata do të ulen në një vend të dukshëm gjatë ceremonisë, së bashku me kandidatët nga administrata e sapozgjedhur republikane dhe funksionarë të tjerë të zgjedhur. Amazoni i Bezosit dhe Meta e Zukerbergut janë ndër kompanitë që dhuruan 1 milion dollarë për inaugurimin e Trampit. Ilon Masku, ndërkaq, drejtori ekzekutiv i Tesllës, Spejs Iksit dhe Iksit, shpenzoi më shumë se një të katërtën miliardë dollarë për të ndihmuar Trampin të fitojë zgjedhjet e nëntorit.