• Tuesday, 04 February 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/3 shkurt/2025

Shkup  - Me prezantimin e video materialeve nga kamerat e sigurisë të propozuara si prova nga Prokuroria, sot në Gjykatën themelore penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevëks dhe Pançe Zhezhovskit. Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë së Hotel park, shihet se si automjetet Citroen dhe Reno kangu futen në Debar mëhallë në rrugën "Naum Naumovski Borçe" nga ku vajza u rrëmbye më 27 nëntor 2023. Prokurorja publike, Ana Stojkoviq Dimitrovska, duke prezantuar provat, theksoi se në pamjet video shihet se si në orën 6:37 në kohë reale Citroen kalon rrugën para hotelit, ndalon dhe vazhdon drejt ndërtesës së Vanjës.

Shkup   - Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski deklaroi se Këshilli Gjyqësor do t’i shqyrtojë të gjitha rastet ku ka dyshime për lëshime nga ana e gjykatësve për aktvendime të shqiptuara, ndërsa politika ndëshkuese e gjykatave duhet të jetë mjet i analizës gjithëpërfshirëse.  “Ky është një rast që ka tronditur mbarë vendin, të gjithë i shprehim ngushëllimet tona familjes. Nuk do të doja që tani, në këto momente me emocione që po përjetojnë të gjithë qytetarët, të merren vendime apo përfundime të nxituara. Nuk është mirë që të bëhen ndryshime kaq të shpejta në ligj”, tha Kocevski i pyetur për reagimet publike në lidhje me rastin e Frosina Kulakovës, e cila ishte viktimë e një aksidenti trafiku dhe nëse do të vendoset rendi në gjyqësor për shkak të dënimit të autorëve të cilët shpesh bien nën pragun minimal.

Shkup  - Prokurori publik i shtetit, Lupço Kocevski sot theksoi se Prokuroria do të veprojë në mënyrë profesionale në rastin e Frosina Kulakovës, 22 vjeçares stiliste e modës nga Negotina e cila u përplas në një vendkalim për këmbësorë në bulevardin "Aradhat partizane" nga ana e 20 vjeçarit Vasil Jovanov nga Shkupi i cili ka vozitur në gjendje të dehur, pa patentë shoferë dhe ka kaluar në semafor të kuq, përderisa ajo kalonte vendkalimin për këmbësorë. "Ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve të vajzës tashmë të ndjerë, me të vërtetë bëhet fjalë për një jetë të re të humbur që nuk mund të kompensohet me asnjë dënim. Unë i bind qytetarët se Prokuroria publike do të veprojë në përputhje me dispozitat ligjore, do të jetë transparente në këtë procedurë, qytetarët do ta dinë se si do të veprohet dhe në cilin drejtim do të shkojnë provat", ka thënë Kocevski në emisionin "DailyClick". në TV21.

Gostivar  - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski beson se në zgjedhjet e ardhshme kryetari i ardhshëm i Shkupit do të jetë nga partia VMRO- DPMNE, por nuk ka konfirmuar nëse do të jetë kandidat për këtë post. Ai u përgjigj në pyetjen e gazetarëve para ngjarjes në Gostivar nëse është favorit i Mickoskit për kryetar i Qytetit të Shkupit. "Edhe kryeministri Mickoski në deklaratën e tij të së shtunës përmendi se procesi brendapartiak për zhvillimin e votimeve ende nuk ka filluar dhe se kjo pritet të ndodhë tani, në fillim të shkurtit. Jam i bindur se kandidati që kryeministri Mickoski do ta propozojë për miratim nga organet ekzekutive brenda partisë sonë do të jetë ai që do të ulet në karrigen e kryebashkakut", tha Perinski.

Shkup - Është e mundur që të arrihet pagë edhe më e lartë se 450 euro nëse Qeveria ndihmon përmes të ardhurave sociale, thonë punëdhënësit. Ata sot, para seancës së Këshillit ekonomiko-social (KES), deklaruan se çdo rritje që ndajnë në shumë prej 1.000 deri në 9.000 denarë duhet të përkrahet brenda një viti nga Qeveria përmes kontributeve sociale, ndërsa më tutje, me forcimin e ekonomisë, ka mundësi që të shlyhet plotësisht prej tyre. Paga minimale nuk është pika nga rendi i ditës në seancën e KES-it, por, siç theksuan përfaqësuesit nga Lidhja e Sindikatës (LSM) dhe nga Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL) do të kërkohet hapja edhe e kësaj çështje.  Sipas LSM-së, nëse punëdhënësit duan të rrisin pagat e të gjithë punonjësve në sektorin privat, duhet të gjendet zgjidhje me të cilën Qeveria do të subvencionoj një pjesë të të ardhurave. KSL, nga ana tjetër, do të propozojë një formulë sipas së cilës Qeveria do të subvencionojë një pjesë të pagave të më të varfërve.

Shkup - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov sot informoi se buxheti i përgjithshëm i ministrisë për vitin 2025 i ndarë për financimin e projekteve me interes kombëtar në kulturë, arrin në 814 milionë denarë. Lutkov ka sqaruar se nga ky vit janë duke bërë ndryshime në mënyrën e financimit të aktiviteteve programore për 18 institucione kombëtare të cilat do të marrin buxhet të deleguar, ndërsa janë të obliguar që përmbajtjet e tyre vjetore të programit t'i publikojnë në ueb faqet e tyre. Buxheti është më i madh për 74 milionë denarë në krahasim me buxhetin e vitit të kaluar, ndërsa në këto mjete është paraparë buxhet i veçantë për industritë kreative, për të cilat do të shpallin konkurs të veçantë në periudhën në vijim.

Shkup  - Tetë persona nga Manastiri, Kërçova dhe Velesi sot janë arrestuar, ndërsa është kryer bastisje në një lokacion në Veles në kuadër të procedurës hetimore për rastin “Aditivët” me çka është zgjeruar procedura nën udhëheqjen e prokurorëve nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të cilët po veprojnë në rastin", njoftojnë Prokuroria Publike.  "Si rezultat i provave të siguruara është dhënë urdhër tjetër për kryerjen e procedurës hetimore ndaj 11 personave për të cilët dyshohet se tre persona të përfshirë nga hetimi i mëparshëm kanë kryer edhe veprën penale të “pastrimit të parave” dhe produkte të tjera të krimit. Për të njëjtën vepër dyshohen edhe pesë persona të tjerë, nga të cilët i dyshuari i parë akuzohet edhe për veprën “bashkim kriminal”. Tre persona të përfshirë në procedurën hetimore akuzohen për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Njëkohësisht, përveç katër personave juridikë penalisht përgjegjës, rasti përfshin edhe një person juridik, pronari dhe menaxheri i të cilit është i dyshuari i parë”, thonë nga PTHP.

Shkup - Debat publik "Analiza dhe konstatimi i nevojës për ndryshimin e rregullave ligjore me qëllim të përforcimit të sigurisë në komunikacion” do të mbahet sot në kuadër të Komisionit parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet komuniteteve. Siç njoftojnë nga Pres shërbimi i Kuvendit, debati publik është caktuar për në orën 13:00 në sallën e Kuvendit "Boris Trajkovski". Grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së, "VLEN" dhe ZNAM sot në Kuvend kanë dorëzuar kërkesë për mbajtjen e debatit publik me qëllim të analizimit dhe përcaktimit të nevojës për ndryshimin e rregulloreve ligjore për rritjen e sigurisë së qytetarëve në komunikacion, ka bërë të ditur në Fejsbuk, koordinatori i Grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.

Shkup - Gjatë natës deri më tajni autorë të panjohur ia kanë vënë flakën automjetit të prokurit publik nga Prokuroria Themelore Publilke Shkup. Ndërmerren në mënyrë intensive veprime për zbulimin e autorëve dhe sigurohen të gjitha dëshmitë në terren, njoftoi Prokuroria Publike. Indicjet e para, siç thonë nga Prokuroria, çojnë në ndërlidhje të mundshme me faktin që prokurori publik vepron në dy lëndë sensitive, në të cilat për momentin ndërmerret në mënyrë intensive aksion hetues. Organet e hetimit punojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe vërtetimin e plotë të shkaqeve.

Strugë - Inspektorët shtetëror sanitar dhe Inspektorët shëndetësor sot po kryejnë kontroll të jashtëzakonshëm në Spitalin e përgjithshëm në Strugë pas vdekjes së fëmijës katër vjeçar në Repartin e fëmijëve. Këtë për MIA-n e ka konfirmuar drejtori i Inspektoratit, Kiril Lazov, duke potencuar se sapo të përfundojë vëzhgimi dhe të kenë diçka më konkrete, do të dalin me informata shtesë. Në Repartin e fëmijëve në Spitalin e Strugës dje ka ndërruar jetë një fëmijë katër vjeçar i cili, sipas drejtorit Vlladimir Bunçeski, kishte formë të rëndë të paralizës cerebrale dhe janë rrezikuar parametrat vitale. Në një deklaratë për MIA-në, ai ka potencuar se fëmija është marrë në gjendje shumë të rëndë me bebëza të zmadhuara dhe se lufta e mjekëve për ta ringjallur ka rezultuar e pasuksesshme. Fëmija është lindur në Itali me një formë të rëndë të paralizës cerebrale, ku mjekët u kumtuan prindërve se do të jetonte tre deri në gjashtë muaj.

Shkup – Gjatë natës dhe nesër për shkak të paraqitjes së masës më të ftoftë ajrore do të ketë paraqitje të borës së dobët, ndërsa deri të mërkurën do të jetë prezent era e fuqishme e cila përsëri do të përforcohet, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.  Nesër temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 1 deri 10 gradë, ndërsa ajo minimale prej -5 deri 2 gradë. Sipas parashikimit të DPHM-së, të mërkurën dhe të enjten moti do të jetë i qëndrueshëm, ndërsa të premten dhe në fillim të fundjavës diku do të ketë paraqitje të shiut, në male diku do të bjerë borë. Temperaturat e mëngjesit deri në fund të javës së punës do të bien.

Prishtinë - Në rrjetet sociale në Kosovë janë paraqitur thirrje për bojkotimin e zinxhirit të shitjes me pakicë më 10 shkurt, në shenjë proteste ndaj çmimeve të larta. Grupi “Bojkoto marketet” në Fejsbuk u bëri thirrje qytetarëve që atë ditë të mos blejnë asgjë nëpër markete. Bojkoti do të zgjasë 24 orë dhe organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve që të blejnë ushqime thelbësore nga tregjet e gjelbra dhe fermerët vendas. “Më 10 shkurt nuk do të blejmë asgjë në markete dhe nëse zëri ynë nuk dëgjohet do të marrim masa të tjera”, thuhet në njoftimin për aktivitetin në Fejsbuk.

Sarajevë – Sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Federatës së BeH (FBeH), aksioni “Bojkot në BeH” nuk i ka arritur rezultatet e pritura, sepse qarkullimi në shitore ishte madje edhe më i madh lidhur me një ditë më parë ose në lidhje me ditën e njëjtë të javës së kaluar.  Sipas të dhënave zyrtare, më 31 janar të vitit 2025, qarkullimi i përgjithshëm në Federatën BeH ishte 251.568.163 marka konvertibile (КМ) (1 КМ=0,51euro)

 Athinë  - Për nevojën që Evropa të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes, ndërsa shpenzimet ushtarake të përjashtohen nga rregullat financiare të BE-së, shkruan kryeministri i Greqisë Kirijakos Micotakis në kolumën e tij për "Fajnenshll Tajms" dhe propozon formimin e një instrumenti të ri evropian në masën e të paktën 100 miliardë euro për financimin e nevojave tona për mbrojtje kolektive, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Micotakis thotë se kombinimi i luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, paqëndrueshmëria në Lindjen e Mesme dhe ndryshimi më i gjerë global "do të thotë që Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj", duke vënë në dukje se KE-ja vlerëson se nevojitet një investim shtesë prej 500 miliardë euro në sektorin e mbrojtjes dekadën e ardhshme.

Bruksel – Nëse SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian fillojnë luftë tregtare, ajo që “do të qeshet”anash, do të jetë Kina, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri Politike, Kaja Kallas gjatë mbërritjes në Samitin joformal të Unionit, që sot po mbahet në Bruksel.  “Me kujdes i dëgjojmë paralajmërimet që vijnë nga ana amerikane dhe ne, gjithashtu, po përgatitemi nga ana jonë. Por, ajo që është me rëndësi është se në luftërat tregtare nuk ka fitues”, deklaroi Kallas në përgjigjen e pyetjes për qëndrimin e BE-së pas paralajmërimeve të presidentit amerikan Donald Tramp për vendosjen e doganave për import të mallrave nga Unioni. 

Gjenevë - Vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) do të diskutojnë për zvogëlimin e një pjese të buxhetit të saj për 400 milionë dollarë, pasi presidenti amerikan Donald Tramp vendosi të tërheqë SHBA-në, donatorin më të madh të OBSH-së, nga agjencia, thuhet në dokumentin e publikuar sot. Duke hapur takimin vjetor të bordit ekzekutiv të agjencisë, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adanom Gebrejesus mbrojti punën e agjencisë dhe reformat e fundit dhe përsëriti një thirrje për SHBA-në që të rishqyrtojnë tërheqjen e saj dhe të hyjnë në një dialog me OBSH-në për reforma të mëtejshme.

 Bruksel - Presidenti francez Emanuel Makroni sot bëri thirrje në Bruksel për një Bashkimi Evropian (BE) "më të pavarur" nga SHBA-ja në aspektin e furnizimit dhe sigurisë kolektive. "Është shumë e thjeshtë. Duhet të jemi më të prirur drejt furnizimeve të brendshme", tha Makroni pasi mbërriti në Bruksel për një takim joformal të liderëve të BE-së me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rute dhe kryeministrin britanik Kir Starmer. Makroni tha se deklaratat e administratës së re amerikane të Donald Trampit "i shtyjnë evropianët të jenë më të bashkuar dhe më aktivë për t'iu përgjigjur çështjes së sigurisë kolektive".