Është ulur numri i të punësuarve në industri
- Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i numrit të punësuarve në industri gjatë muajit dhjetor, të vitit 2024, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, është 95.3.
Shkup, 3 shkurt 2025 (MIA) - Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i numrit të punësuarve në industri gjatë muajit dhjetor, të vitit 2024, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, është 95.3.
Shikuar sipas sektoreve numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit dhjetor të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie nga 1.6 % në sektorin Industria përpunuese vërehet rënie nga 5.0 %, dhe në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar nga 2.5 %.
Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit dhjetor të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 3.3 % te Prodhimet kapitale për 3.0 %, Produktet intermediare, përveç energjisë për 6.3 % dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 7.9 %, ndërsa rritje vërehet te Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë nga 25.7 %.
Indeksi i numrit të punëtorëve në industri në periudhën janar – dhjetor, 2024 krahasuar me periudhën janar -dhjetor 2023, është 99.7. mb/
Foto: MIA