Janë zbuluar 70 telefona brenda një dite tek të arrestuarit gjatë bastisjes në qelitë e Burgut "Shkup"
- Shtatëdhjetë telefona vetëm sot janë zbuluar tek të arrestuarit në Burgun hetues "Shkup" (Shutkë) në bastisjen e 40 qelive, kryer nga njësia intervenuese nga burgu "Idrizovë", kumtoi drejtori i Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve, Aleksandar Pandov.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:51, 3 February, 2025
Shkup, 3 shkurt 2025 (MIA) - Shtatëdhjetë telefona vetëm sot janë zbuluar tek të arrestuarit në Burgun hetues "Shkup" (Shutkë) në bastisjen e 40 qelive, kryer nga njësia intervenuese nga burgu "Idrizovë", kumtoi drejtori i Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve, Aleksandar Pandov.
Në intervistën në Ditarin e TV Sitel, ai tha se polici i burgut të shtunën nuk e ka kontrolluar kutinë me ëmbëlsira në të cilën ndodhej telefoni për Vasill Jovanovin dhe dyshon, tha, se ani nuk ka ditur se çfarë ka brenda përkatësisht "nuk e ka bërë atë, ashtu, nga naiviteti". Polici i burgut është suspenduar të shtunën, ndërsa ditën e ardhshme edhe kolegu i tij, gjithashtu, është suspenduar për dhënien e telefonit një të burgosure.
"Nga një qeli e paraburgimit, është dhënë telefoni përmes kutisë me ëmbëlsira në një qeli tjetër paraburgimi dhe atë e ka bërë një pokici i burgut... Vrasësi i Frosinës kërkon telefon, hyn në kontakt me këtë person, ai i kahëzon paratë t'i paguhen vëllaut të tij, 250 euro janë dhënë. Tre pesona dëshmuan dhe e konfirmuan të njejtën, se një i afërm, nga rrethi më i ngushtë i familjes së Jovanovit, ia ka dhënë paratë vëllaut të personit tjetër të paraborgosur", tha Pandov.
Ai pohoi se në pjesën më të madhe celularët në burgje i fusin policët e burgjeve dhe se në një shoqëri të korruptuar si e jona, sistemi i burgjeve është më i korruptuari. Përveç udhëheqësve të rinj në burgje, në këto institucione ndëshkuese, tha, punon personeli i njejtë të cilin e trashëguan.
Kumtoi se për momentin në Prokurori po zhvillohet procedurë kundër 32, ndërsa kundër 100 policëve të burgut dhe të punësuarve të tjerë në burgje janë parashtruar procedura disiplinore. Që të përballen me korrupsionin në burgje, janë formkuar njësi intervenuese - njëra në "Idrizovë" dhe një në burgun në Shtip.
Sipas Pandovit, tani bëhen pesë herë më shumë bastisje nga më parë dhe për dallim nga më parë, siç tha, gjatë bastisjeve ndodheshin vetëm dy-tre celularë të proshur, tani gjenden edhe 70 në një ditë, sa zbuluan sot 15 njerëz nga njësia intervenuese nga "Idrizova" duke bastisur 40 qeli në burgun "Shkup" (Shutkë) ku ka 270 të paraburgosur.
"Pohoj se në pjesën më të madhe janë futur nga ata policë të burgut të cilët edhe sot atje punojnë... Pohoj se në sistemin e burgjeve korrupsioni është më i madhi", tha Pandov.
Kumtoi se Policia e burgjeve ka rrogë të madhe dhe stazh të benificuar, fillestarja është mbi 40.000 denarë, ndërkaq ata me grada më të larta, tha, marrin edhe mbi 1.000 euro.
Në intervistë Pandov tha se në të kaluarën ka pasur të punësuar gardianë burgu të cilët më herët kanë qenë të burgosur. Në shtatë muajt e kaluar, së paku 20 policë të bhurgut janë larguar nga puna dhe "ai proces nuk do të ndalet". Paralajmëroi edhe punësime të reja të njerëzve të cilët e duan punën dhe janë të ndershëm.
"Nuk janë të gjithë të atillë, njoha edhe shumë njerëz të ndershëm, patriotë, të cilët e duan punën, dhe për fat të keq, njoh edhe shumë njerëz të cilët nuk e kanëv endin atje dhe të mbajnë uniformë me shenja të Republikës së Maqedonisë... Ka të rinj dhe të ndershëm për të cilët rroga e tillë është motiv i mjaftueshëm për të punuar", shtoi pandov. ab/
Foto: printskrin