• Tuesday, 04 February 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 3 shkurt/ 2025

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, nesër dhe pasnesër do të qëndrojë në Bruksel për vizitë pune, ku do të zhvillojë sërë takimesh me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Komitetit Ekonomik dhe Social evropian, informojnë nga Ministria.Në kuadër të vizitës dyditore, është paraparë që Ministri Murtezani të zhvillojë takim me Euro-Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, me të cilën do të diskutojë për progresin e Maqedonisë së Veriut në procesin e aderimit në BE, Agjendën reformuese dhe hapat e ardhshëm në procesin negociues.

Shkup -  Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov sot ka informuar se ka marrë vendim që ta shkarkojë nga anëtarësimi në grupin punues për ndryshime të Kodit Penal, gjyqtaren që e ka gjykuar shoferin që e ka shtypur me veturë Fronisna Kullakovën, me qëllim, siç tha, të mos diskreditohet procesi që ka filluar për reformat thelbësore në jurisprudencë, me të cilat nuk do të lejohet mosndëshkimi dhe mosprekja.

Shkup - Titulli akademik është arritje për të cilën mendojnë shumica e të rinjve sot dhe detyra jonë është t'u ofrojmë arsim të lartë cilësor. Qëllimi është më i lehtë për t'u arritur nëse ndani përvoja me dikë, ecni rrugën së bashku dhe është edhe më e lehtë nëse udhëhiqeni nga dikush që tashmë e ka ecur atë rrugë. Hungaria është vend i cili me reforma të mirëmenduara, avancoi sistemin e arsimit të lartë, mund të jetë shembull i mirë dhe të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor. Siç njoftoi MASH, kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska në Samitin e Ministrave të Arsimit, Inovacionit dhe Kulturës të Ballkanit Perëndimor dhe Hungarisë, i cili mbahet sot dhe nesër në Budapest dhe fokusi i të cilit është promovimi i bashkëpunimit në këto fusha ndërmjet vendeve pjesëmarrëse.

Shkup - Prokuroria në seancën e sotme për vrasjen e Vanjës dhe Pançes prezantoi video regjistrime nga kamerat e Sejf Siti në të cilat pretendon se shihet se si i akuzuari i parë Lupço Palevski Palço vozit Reno Kangun në ditën e grabitjes së Vanjës, mbrojtja e Palevskit thotë se shihen silueta dhe kërkon analizë të ADN-së. Rastin për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovski e udhëheq gjyqtari Ivica Stefanovski dhe është në procedurë dëshmuese, duhet të vazhdojë më 7 shkurt, për kur është thirrur edhe dëshmitari Goce Trajkovski, i cili gjendet në arrest në Burgun në Shkup për vepër tjetër penale.

Shkup - Me nxjerrjen e videomaterialeve nga kamerat e sigurisë për lëvizjen e automjetit Citroen në ditën e rrëmbimit të Vanja Gjorçevskës në "Debar Maallo", ndërsa më pas edhe së bashku me automjetin Reno Kangu se si lëvizin nëpër Vizbeg drejt fshatit Brazdë ku është djegur dhe më pas si kthehet vetëm Reno Gangu prapa, nëpër Çair, drejt selisë së partisë e Djathta, sot në Gjykatën themelore penale Shkup vazhdoi gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Në pjesën e pasditës të senacës së sotme, Prokuroria prezantoi video materiale nga objekte komerciale në Vizbeg, të locuara në rrugën drejt Orizares së Epërme, në të cilat shihen lëvizjet e automjeteve Citroen dhe Renë kangu më 27 nëntor 2023.

Shkup - Në Prokurorinë Publike mbahet konferencë shtypi për aksionin "Vardar" në të cilën është zbuluar një grup kriminal i organizuar i përfshirë në kryerjen e veprës penale për falsifikim parash, ndërsa e cila ka vepruar në territoret e disa shteteve. Në konferencën për shtyp marrin pjesë prokurori publik Lupço Kocevski, shefi i PTHPNKOK Islam Abazi, prokurori Dejan Petreski dhe prokurorja publike për lidhje me Eurodrejtësinë Lençe Ristoska.

Shkup - Gjashtë persona në aksionin ndërkombëtar "Vardar" kanë pasur "role" të veçanta në falsifikimin e parave, njoftoi sot PTHP. Sot prokurori dha urdhër për zbatimin e procedurs hetuese dhe i bëri të dyshuar se kanë falsifikuar valutë evropiane në kartmonedha të ndryshme. Në vend "zyra" për prodhimin e parave ka qenë në Çair, paratë e rreme janë marrë nga Turqia, një pjesë e të dyshuarve nga Serbia kanë gjetur blerës për banknota të rreme, të tjerë kanë qenë të angazhuar për furnizim të pajisjeve. Njëri prej tyre ka arritur edhe t'i legalizojë përmes lëshimit të pagave dhe përmes kredive të shpejta, përmes ngritjes së kredive nga bankat. Përveç për shoqërim kriminel, prokuroria i bën të dyshuar edhe për falsifikim të parave, prodhim ose tjetërsim të mjeve për falsifikim, pastrim parash. Nga fundi i vitit 2023, deri më tani i dyshuari së bashku me tre të dyshuar e ka formuar grupin që ka falsifikuar para në rajonin e vendit dhe në Serbinë fqinje. Atyre u janë bashkuar edhe i dyshuari i katërt dhe i gjashtë në vend dhe shtetas serb ku atje zhvillohet procedura. Gjatë bastisjeve janë gjetur dhe marrë mjete finaciare në vlerë prej rreth një milion euro, por edhe dollarë amerikanë, franga zvicerane, shekelë izraelite, kuna kroate, lekë shqiptare, kruna suedeze dhe rubla ruse", sqaroi sot Prokuroria në komunikatën e dërguar pas mbajtjes paraprake të konferencës për shryp në të cilën ndër të tjera është folkur për detajet e hetimit.

Shkup - Në Sektorin e specializuar për vepra penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe polici të burgut janë përfshirë prokurorët publik, dhe në çdo moment presim ta identifikojmë apo zbulojmë personin i cili ia dha celularin Vasill Jovanovit, i cili ndodhet në sektorin e paraburgimit në burgun e Shutkës, theksoi sot në konferencë për shtyp prokurori publik, Islam Abazi, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve. Ai potencoi se Prokuroria e ndjekë ngjarjen dhe ndërmerren veprime. Rasti është në kompetenca të Prokurorisë publike për krim të organizuar.

Shkup - LSM do të vazhdojë me llogaritjen e shportës minimale, ndërsa në krijimin e shportës zyrtare konsumatore që ishte një nga konkluzionet e mbledhjes së sotme të Këshillit Socio-Ekonomik (KSE), sheh tentim për minimizimin e sindikatave, si dhe tentim për mosrritje të pagave (minimale dhe pagave tjera). Siç tha kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov pas përfundimit të seancës së sotme të KSE-së, Qeveria konsideron se është mirë të ketë organ të pavarur i cili do të ofrojë llogaritje të ndryshme, ndërsa shpreson se do të jetë një tregues më i rëndësishëm nga ai që e bën LSM.

Shkup - Prokurori publik Lupço Kocevski sot në një konferencë për media lidhur me rastin e Frosina Kulakovës nga Negotina, e cila u godit për vdekje nga 20-vjeçari Vasil Jovanov nga Shkupi, theksoi se kjo është vepër e kryer me paramendim dhe kundër të dyshuarit udhëhiqet procedurë për vepër më të rëndë penale nga fusha e sigurisë së komunikacionit. "Ndërmerren të gjitha veprimet për sigurimin e provave për këtë ngjarje penale. Nga provat e deritanishme, për Prokurorinë është kontestuese se bëhet fjalë për vepër penale të kryer me paramendim. Pikërisht për këtë, Prokuroria në këtë rast kundër të dyshuarit udhëheq procedurë për vepër më të rëndë penale nga fusha e sigurisë së komunikacionit. Hetimi është ngritut për vepër penale nga fusha e komunikacionit, megjithatë e bërë qëllimisht", tha Kocevski.

Shkup - Një nga vërejtjet më të rëndësishme të gjyqësorit është se sigurimi i pavarësisë së gjyqësorit nuk është luks, ndërsa reformat që janë të drejtuara drejt integritetit gjyqësor duhet të jenë kyçe në lujftën kundër korrupsionit dhe sigurimin e transparencës dhe dëmtimit të të drejtave të njeriut. Sigurimi i integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është kyç dhe një nga hapat e parë drejt sigurmit të integritetit është që të vendosen standarde të qarta për të gjithë që janë të përfshirë në proceset juridike. Integriteti nuk duhet të kërkohet vetëm nga fella gjyqësore-prokurore, por edhe nga të gjithë faktorët politiko-shoqëror dhe vetëm kështu si shoqëri do të reformohemi. Këto janë konkluzionet e panelistëve në Sesionin e 16-të kombëtare për BE në Maqedoninë e Veriut (KKBE-MK "Kontributi francez për sundimin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut" me temë "Shrigje deri në integritet dhe pavarësi të jurisprudencës: sfidë kyçe në refromat për sundiminh e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit.

Shkup - Pushteti gjyqësor në vend është mjaftueshëm e kritikuar dhe është vazhdimisht nën kërcënime, me fenomene të kontestimit të vazhdueshëm të vendimeve të tyre. Kjo klimë për fat të keq tregon se themelet e su ndimit të drejtësisë janë ende të brishta. Shoqëria civile mund të luajë rol të rëndësishëm si rojtare e ruatjes së etikës dhe pavarësisë së gjyqësorit, por gjithashtu mund të japë propozime për avancimin e legjislacionit. Këtë e deklaroi ambasadori francez në vend kristof Le Rigoler, në fjalimin në sesionin e 16-të të Konventën kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut (KKBE-MK), "Kontributi francez për sundimin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut" me temë "Shtigje deri në integritet dhe pavarësi së gjyqësorit: sfidë kyçe në reformat për sundimin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit".

Shkup - Karburantet dizel nga sonte në mesnatë lirohen për 1,5 denarë për litër, çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për një denarë, ndërsa i EUROSUPER BS-98 pr gjysmë denari për litër, vendosi sot Komisioni Rregulaltor i Energjetikës (KRE). Me vendim bëhet ulje e çmimeve të pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1.12 për qind. Çmimi ri me pakicë i EUROSUPER BS - 95 do të arijë 79 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 81.5, EUROSUPER BS (D-E V) për 73, ndërsa Vaji i ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 72 denarë për litër. Me vendimin e KRE-së për 0,141 denarë për kilomegram rritet çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të jetë 44,672 denarë.

Berlin - Kryeministri bavarez Markus Soder sot tha se vetëm aleanca e qendrës së djathtë CDU/CSU mund ta ndalojë rritjen e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), njoftoi DPA. "Nuk duhet t'ia lëmë vendin tonë AfD-së," tha Soder në Berlin në konferencën e partisë së Unionit Kristian Demokrat (CDU), tre javë përpara zgjedhjeve kombëtare.

Bruksel - Plani ynë është të rrisim ndikimin e Bashkimit Evropian në nivel global, si antitezë e boshtit autokratik që po formohet sot në botë, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Kaja Kallas në një fjalim në hapjen e Konferencës vjetore të Ambasadorëve të Bashkimit, me titull "Politikës e Jashtme të BE-së që realizon", e cila po mbahet në Bruksel nga sot deri të premten. Kallas theksoi se një hulumtim muajin e kaluar tregoi se qytetarët e shumë vendeve të botës besojnë se BE do të ketë ndikim më të madh global në dekadën e ardhshme.

Bruksel - Duhet t'i rrisim shpenzimet e mbrojtjes dhe prodhimtarinë në mbrojtje, por për nivelin e rritjes do të vendosim më vonë dhe në bazë të analizave që do t'i bëjmë do të vendosim një objektiv të ri për shpenzimet e mbrojtjes, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, gjatë mbërritjes në drekën e punës me liderët e BE-së në kuadër të Samitit të sotëm joformal të Unionit që mbahet në Bruksel. "Mund t'ju bind se ai (objektiv) do të jetë dukshëm më i madh se dy për qind e PBB-së", tha Rute, duke shtuar se vendet evropiane duhet të investojnë më shumë për ndarjen e ngarkesës së shpenzimeve të mbrojtjes me SHBA-në. 

Bruksel - Komisioni Evropian sot shpalli konkurs për projekte për mbështetjen e gazetarëve dhe mediave të pavarura nga Rusia dhe Bjellorusia që punojnë në BE, ndërsa për realizimin e të cilit janë paraparë pothujase tre milionë euro. Ky konkurs i dytë i tillë, pas atij të vitit 2023, ka për qëllim ta mbështesë krijimin e një platforme pan-evropiane ose rrjet qendrash mediatike që promovojnë një mjedis pluralist mediatik dhe u mundësojnë gazetarëve dhe organeve mediatike të pavarura ruse dhe bjelloruse të vazhdojnë të publikojnë përmbajtje gazetareske dhe t'ua shpërndajnë publikut të tyre pa ndërhyrje nga jashtë. 

Uashington - Të punësuarit në agjencinë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID) sot janë urdhëruar të mos hyjnë në selinë e agjencisë në Uashington. Njoftimi i'u dorëzua atyre pasi miliarderi Ilon Mask publikoi se presidenti Donald Tramp është dakorduar me të për ta mbyllur agjencinë. Të punësuarit në USAID deklaruan se rreth 600 të punësuar janë njoftuar se ishin shkëputur nga sistemi kompjuterik i agjencisë gjatë natës.