• Tuesday, 04 February 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 31 janar/ 2025

Shkup - Pas thirrjeve në rrjetet sociale, sot një pjesë e qytetarëve në Shkup vendosën të mos blejnë në markete për shkak të çmimeve të larta të produkteve ushqimore.

Shkup - Aksioni gueril "Një litër gjak për shportën e konsumatorit" sot është organizuar në Shkup me rastin e bojkotit ndaj marketeve për shkak të rritjes enorme të çmimeve kohët e fundit.

Shkup - Deri sot është afati deri kur mund të dërgohen komente për draft-konceptin për reforma në arsimin e mesëm në adresën elektronike: javnarasprava@bro.gov.mk, pas publikimit në ueb faqen e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit (BZHA).

Shkup- Qeveria mbetet në qëndrimin e saj se sindikatat dhe punëdhënësit duhet të dakordohen për pagën minimale për të cilën sipas paralajmërimeve do të diskutohet të hënën në mbledhjen e Këshillit ekonomiko-social.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për protestën e qytetarëve për shkak të fatkeqësisë së komunikacionit, në të cilin në bulevardin "Aradhat Partizane" në Shkup është shkelur 22-vjeçarja Frosina Kullakova, tha se revolta e qytetarëve është e arsyeshme dhe se i mbështet protestat, duke paralajmëruar se do të zbatohet politikë rigoroze ndëshkuese të sanksionimit për këtë lloj të tërbimit.

Shkup– Energjia e ngrohjes për një pjesë të amvisërive në qytetin e Shkupit nga 1 shkurti do të shtrenjtohet për 5,03 për qind, informoi në konferencën e sotme për media kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimoski. 

Shkup - Në dhjetor të vitit 2024, norma mesatare e interesit e kredive të përgjithshme ishte 5,30% dhe realizoi rënie mujore dhe vjetore prek 0,06 p.p. dhe 0,17 .p.p ., në mënyrë adekuate. Norma mesatare e interesit e depoziteve të përgjithshme, ndërkaq shënon rritje mujore dhe vjetore prek 0,05 p.p. dhe 0,38 p.p., në mëynrë adekuate dhe është 2,17%, kumtoi banka popullore.

 Shkup - Ngrohja po shtrenjtohet për 5,03 për qind, informoi në konferencën e sotme për shtyp, kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) Marko Bislimoski.

Shkup - Tubim paqësor është caktuar për sot në ora 15 në Negotinë për nder të stilistes së re Frosina Kulakova e cila të mërkurën në Shkup para mesnatës është goditur për vdekje nga një makinë.

Shkup - Si ministër i Punëve të Brendshme, por mbi të gjitha si njeri dhe si prind, nuk mund të mos ndaj shqetësimin dhe revoltën që ndjejmë gjithë këto ditë. Frosina Kulakova, një vajzë e re me një të ardhme të ndritur, nuk është më në mesin tonë, sepse jetën ia mori dikush që nuk duhej të ishte kurrë para timonit. Kjo nuk është vetëm një fatkeqësi, por është rezultat i lëshimeve të sistemit që u mundëson autorëve të mbeten jashtë kontrollit të institucioneve, shkruan ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski lidhur me vdekjen vajzës e cila u godit nga makina e drejtuar nga një 20-vjeçar me dosje kriminale.

Shkup- Në Qendrën për Transferim të Teknologjive  dhe Inovacioneve INOFEIT në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative (FEIT) në UKIM sot u hap EDIH - qendra e parë evropiane të inovacionit digjital në shtet.

Shkup - Nesër do të vazhdojë të jetë relativisht ngrohtë, paradite në disa lugina do të ketë mjegull, ndërsa pasdite do të rritet vranësirat.

Shkup - Prodhimi industrial vitin e kaluar në krahasim me vitin 2023 ka shënuar rënie për 3,6%. Në dhjetor të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të një vitit paraprak, prodhimi industrial shënoi rënie prej 1,4%, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Gostivar- Këshilli i Komunës së Gostivarit në seancën e sotme me shumicë votash uli çmimin e parkingut në Gostivar nga 40 denarë në 25 denarë.

Bruksel - Ministrja polake e Fondeve Zhvillimore dhe Politikës Rajonale Katarzhina Pelçinjska-Naleç është angazhuar për gjetjen e "burimeve të reja për financimin e BE-së", të cilat mund të përfshijnë vendosjen e tatimit digjital ose "taksë për hyrje" në bllok.

Zagreb - Në Kroaci me thirrjen e platformës "Alo, inspektor", prej dje zhvillohet bojkoti i paralajmëruar javor i rrjeteve tregtare "Lidl", "Eurospin" dhe "DM" dhe tre produkteve - Koka- Kola dhe pije të tjera të gazuara, ujë në shishe dhe detergjente për larjen e enëve.

Bruksel - Bashkimi Evropian sot sërish nisi një mision monitirimi civil në vendkalimin kufitar Rafah midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kalas.

Bruksel- Komisioneri Evropian për punë të brendshme dhe migrim, Magnus Bruner është duke punuar në përgatitjen e një direktive të re për kthimin e migrantëve dhe një strategji të re për vizat, konfirmoi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për punë të brendshme, demokraci, drejtësi dhe sundim të ligjit, Markus Lamert. 

Nion - Në hedhjen e sotme të shortit në selinë e Federatës evropiane në Nion u tërhoqën dyshet për plej-ofin për plasman për të tetën e finale së Ligës së kampionëve.