• Wednesday, 27 November 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/25 nëntor 2024

Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Është kompletuar përbërja e re e Komisionit për falje, ndërsa për nesër është parashikuar që të mbahet seanca e parë konstitutive, informojnë nga Kabineti i presidentes Gorsana Siljanovska Davkova. Kryetare e Komisionit është dr. Millka Ristova, ndërsa në përbërje të saj janë edhe prof. Oliver Baçanoviq, prof.dr. Aleksandra Gfruevska Drakulevski, prof.dr. Blerta Ahmedi, prof.dr. Dragana Batiq, prof.dr. Afet Mamuti dhe mr. Doan Sulejmanovski.

Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Gjatë debatit të sotëm rreth amendamenteve për Propozim-buxhetin për vitin 2025, nuk janë pranuar 10 amendamente nga deputetët e LSDM-së dhe partisë E Majta. Ministria e Financave nuk ka pranuar gjashtë amendamente të LSDM-së dhe katër amendamente nga E Majta. Me amendamentet e LSDM-së është kërkuar të ndahen mjete për subvencionimin e sistemeve fotovoltaike për amvisëritë, për subvencione për kompanitë e transportit ku automjetet do të zëvendësohen me ato elektrike, për ndërtimin e TCE Gradec dhe ndërtimin e rrjetit të gazsjellësit në Kavadar.

Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) – Intensifikim të kanaleve diplomatike gjatë muajit të ardhshëm kur do të mbahet edhe Samiti i BE-së në drejtim të prezantimit të qëndrimit të vendit për vazhdimin e procesit eurointegrues, paralajmërojnë burime nga zyra e presidentes së shtetit, gjatë brifingut të sotëm me gazëtarët.

Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Ministria e Kulturës dhe Turizmit është në fazë të formimit të Këshillit për industri kreative, i përbërë nga peros na profesionistë, të cilët do të hartojnë strategji nacionale për zhvillim të industrisë krijuese me plan aksional, paralajmëroi sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov. Ai theksoi se ndërmerren edhe aktivitete përgatitore për përgatitjen e hartës së re të industrive krijuese në vend, pas së cilës, siç tha, për një kohë shumë të shkurtër do të publikohet konkurs për financimin e projekteve nga kjo fushë.

Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Vendi ka legjislacion të mirë për të parandaliuar dhe mbrojtjur dhunën ndaj grave, por mbetet të punohet në zbatimin e tij, u theksua në debatin e sotëm publik me temë "Parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje”, që u mbajt në kuadër të Komisionit parlamentar për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat. Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA)-  Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot vizitoi Zonën industriale të Vizbegut, ku takoi biznesmenët nga kjo zonë e Shkupit.

Zëvendëskryeministri Mexhiti i cili realizoi vizitën e punës me kërkesë të afaristëve, diskutoi me ta për problemet me të cilat ballafaqohen, si rruga dhe qasja në zonën industriale Vizbeg, si dhe për kërkesën kryesore për të cilën ata protestuan, ndërtimin e planifikuar të një baze të asfaltit në zonë, për të cilën tha se nuk do të ndërtohet.

Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Monitorimi dhe preventiva e sistemeve do të jenë segment i rëndësishëm nga strategjia dhe ligji për siguri kibernetike, deklaroi sot ministri i Transformimit digjital, Stefan Andonovski, para fillimit të takimit të grupit të punës për përpunim të ligjit për siguri kibernetike. Andonovski vlerësoi se ligji për siguri kibernetike tërësisht do të na adaprtojë drejt direktivave të BE-së, i harmonizuar me strategjinë kibernetike që është në procedurë qeveritare dhe pritet deri në fund të vitit të jetë e miratuar.

Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA)- Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Amir Elezi sot në zyrat qendrore të Alternativës kanë takuar ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas. “Gjatë takimit, kryetari Ibrahimi e informoi ambasadorin për proceset në kuadër të qeverisë, ku Alternativa është pjesë e koalicionit VLEN. Po ashtu u diskutua për përpjekjet e qeverisë në avancimin e reformave dhe transparencës me theks të veçantë te procesi i integrimit evropian, që është synimi strategjik i vendit. Në këtë drejtim, Alternativa ka një rol kyç përmes udhëheqjes së resorit për eurointegrime”, thuhet në kumtesë.

Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai, sot mbajti fjalim në Takimin rajonal për politikat e kthimit të aseteve të paligjshme në Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Budvë të Malit të Zi. 

Ankara, 25 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogani dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute sot në Ankara biseduan për mënyrt për t'i dhënë fund luftës ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë. "Gjatë takimit biseduam çfarë mund të bëhet për t'i dhënë fund luftës ukrainase-ruse, ndërsa u bisedua  edhe për masakrën në Palestinë", tha presidenca turke në platformën X.

Stamboll, 25 nëntor 2024 (MIA) - Tetë persona humbën jetën gjatë një masakre familjare në Turqi. Bahtijar Aladaj vrau shtatë anëtarë të familjes së tij, duke përfshirë fëmijën, nënën, babanë, bashkëshorten dhe nënën e tij, ndërsa ka plagosur rëndë motrën e tij përpara se të vetëvritej. Kufomat e fëmijës, gruas dhe nënës së tij, të cilët u raportuan si të zhdukur janë gjetur pranë liqenit Bujukçekmexhe.

Romë, 25 nëntor 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë italiane, Antonio Tajani, deklaroi se grupi G7, me të cilin sivjet kryeson Italia, kërkon qëndrim të përbashkët për urdhrin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë (GJND) për arrestimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu.

Maputo, 25 nëntor 2024 (MIA) - Policia e Mozambikut ka vrrë të paktën dhjetë protestues të mitur dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë në përpjekje për të shuar protestat me javë të tëra pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale, bëri të ditur sot Hjuman rajts uoç. Qindra të mitur të tjerë janë arrestuar gjatë muajit të kaluar, pasi u shpallën rezultatet e zgjedhjeve, bëeri të ditur grupi për të drejtat e njeriut. 

Islamabad, 25 nëntor 2024 (MIA) - Së paku një polic e humbi jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur nga të dy anët kur ithtarët e ish-kryeministrit të burgosur, Imran Kan sot u përleshën me forcat e sigurisë para kryeqytetit pakistanez, Islamabad, kumtuan qeveria dhe partia e Kanit.

Tel-Aviv, 25 nëntor 2024 (MIA) - Kabineti izraelit për siguri nacionale do të takohet nesër që ta vërtetojë armëpushimin me Hezbollahun në luftën në Liban, theksohet në raportet e disa mediave në gjuhën hebraike, transmeton Tajms of Izrael. Teksti i armëpushimit sot është finalizuar, njoftoi Kanal 12, duke shtuar se do të duhet të ndodh "diçka dastike" që të mos vijë deri në marrëveshje për armëpushim para takimit të nesërm të Kabinetit të sigurisë. 

Londër, 25 nëntor 2024 (MIA) - Vetëm pesë muaj pasi që u ul në stolin e trajnerit, strategu 44-vjeçar Stiv Kuper mori largim nga puna nga kryesia e klubit të Premier ligës, Lester, për shkak të rezultateve të dobëta. Vendimi i krerëve të Lesterit pasoi pas humbjes në terren vendor nga Çellsi me 1-2, që ishte humbja e tretë për Lesterin në katër ndeshjet e fundit. Në këtë periudhë Lester nën udhëheqjen e Kuperit mbeti i pamposhtur vetëm si mysafir nga Ipsviçi (1-1).

Liverpul, 25 nëntor 2024 (MIA) - "Dhjetori është në prag, ndërsa ende nuk kam marrë ofertë për të qëndruar në Liverpul", deklaroi  i zhgënjyer sot lojtari më i mirë i Premierligës, futbollisti egjiptian 32-vjeçar Mohamed Sallah. Në sezonin aktual, Sallahu ka liajtur 18 ndeshje për Liverpulin, ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar dhjetë herë. Kryesisht falë tij, Liverpuli për momentin është bindshëm i pari në Premier Ligën angleze me tetë pikë më shumë se Mançester Siti i dytë.