MIA Flesh
- hkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme, Dhoma e Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke, të udhëhequr nga deputeti Radek Vondraçek, zëvendëskryetar i Komisionit. "Procesi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut ishte në fokus të bisedimeve të Kryetarit Gashi me deputetët çekë, ku u theksua mbështetja e Republikës Çeke, si dhe e gjithë Grupit të Vishegradit, së pari për anëtarësimin e vendit tonë në NATO, si dhe logjistikën e vazhdueshme për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian", njoftoi shërbimi për informim i Kuvendit.
15:00/26 nëntor/2024
Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme, Dhoma e Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke, të udhëhequr nga deputeti Radek Vondraçek, zëvendëskryetar i Komisionit. "Procesi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut ishte në fokus të bisedimeve të Kryetarit Gashi me deputetët çekë, ku u theksua mbështetja e Republikës Çeke, si dhe e gjithë Grupit të Vishegradit, së pari për anëtarësimin e vendit tonë në NATO, si dhe logjistikën e vazhdueshme për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian", njoftoi shërbimi për informim i Kuvendit.
Shkup - Ekipet mobile dhe doganierët në pikat kufitare kanë parandaluar tentativën për kontrabandë të një sasie të madhe rrobash, cigare, ekrane të reja për celularë, por edhe pjesë të përdorura harduerike. Gjithashtu është parandaluar hyrja e paligjshme e emigrantëve illegal nga Irani dhe Sierra Leone, të zbuluar gjatë kontrollit të mjeteve me ngarkesë mallrash të regjistruara për doganë importi, informojnë nga Drejtoria e Doganave. Doganierët në hyrje të vendkalimit kufitar Tabanovc dhe në vendkalimin kufitar Bogorodicë në tri raste kanë penguar tentimin për kontrabandë të 442 veshjeve.
Shkup - Maqedonia e Veriut dhe Japonia sot në Shkup nënshkruan Memorandum për bashkëpunim kulturor i cili është dokumenti i parë bilateral në këtë sferë ndërmjet dy vendeve. Nënshkrimi i dokumentit që duhet të mundësojë njohje më të afërt të dy kulturave është firmosur nga ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov dhe komisari për marrëdhënie kulturore të Japonisë, Shuniçi Tokura.
Shkup - Qeveria do t'i del në ndihmë NQP-Shkup për nevojat e saj nëse dështon tenderi për furnizimin e naftës, thotë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti. "Qëllimi i kësaj Qeverie është decentralizimi dhe këtë e tregojnë edhe mjetet që janë ndarë - këtë vit 100 milionë euro për komunat, vitin e ardhshëm 250 milionë euro, përsëri për komunat që ta forcojnë decentralizimin. Por, kur nuk munden komunat, Qeveria është aty, sepse qytetarët janë më të rëndësishëm për ne. Domethënë edhe kur nuk është përgjegjësia jonë, Qeveria do të vijë të takohet... Ne do të donim që komunat të jenë të forta dhe të menaxhuara mirë, por kur nuk munden, qytetarët janë më të rëndësishëm për ne, ndërsa veçanërisht Shkupi i cili është kryeqyteti", tha Mexhiti i pyetur për përgjigje në lidhje me informacionet e fundit se deri tani askush nuk ka aplikuar duke pasur parasysh tenderin e naftës në NQP dhe nëse tenderi dështon, Qeveria dhe më tej ka mundësi të ndihmojë NQP-në.
Shkup - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, mori pjesë në një panel diskutimi me rastin e fillimit të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore të organizuar nga Agjencitë e OKB-së në vend, me sloganin: “Nuk ka justifikim: Merrni masa për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave!” Fillimi i fushatës u shënua me një diskutim të hapur për domethënien e veprimit të përbashkët kundër dhunës me bazë gjinore, pasuar nga shfaqja e videove të shkurtra, si dhe ekspozita e fuqishme artistike “Vragat e qëndresës, zërat e shpresës” nga Martina Spasovska në Muzeun e qytetit të Shkupit.
Shkup – Se në botën e mjekësisë më nuk ekzistojnë kufij dhe se mjekësia në Maqedoni mund të matet me arritje botërore, flet edhe lindja e foshnjës Petar, të cilin në jetë e solli pacientja më e moshuar 61-vjeçare e cila lindi për herë të parë. Këtë sot e nënvizoi drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup, prof.dr. Irena Aleksiovska Papestiev, në deklaratë për mediat. Aleksiovska Papestiev tha se kjo është pacientja e parë në shtet e cila ka mbetur shtatzënë me vezën e saj, shtatzënia ishte ndjekur në vend dhe ka lindur në vendin tonë. Pacientja kishte lindur në javën e 36-të me operacion cezarian me ecuri të rregullt operative.
Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski vizitën e punës në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe e shfrytëzoi për takim me kryetarin e INTERPOL-it, Ahmed Naser Al-Raisi, informojnë nga MPB. Në takim u diskutua për shfrytëzimin më efikas të bazave të të dhënave të INTERPOL-it, me qëllim të luftës më efikase me krimin transnacional në të gjt]itha format e tij, mbështetje të hetimeve të përbashkëta tejkufitare dhe vazhdimësinë e trajnimeve.
Shkup - Borxhi i autoriteteve qendrore ndaj Ndërmarrjes së qarkullimit publik (NQP) Shkup nga janari i vitit të ardhshëm do të jetë dhjetë milionë euro dhe Këshilli duhet të diskutojë nëse do të ketë fare transport pa pagesë për të gjithë, ndërkaq jo vetëm për studentët e universiteteve private, deklaroi sot kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Transporti për studentët, përfshirë edhe për ata nga fakultetet private, siç theksoi, duhej të ishte liruar nga autoritetet qendrore si dotacion ndaj ndërmarrjes dhe si pjesë e masës për mbështetje të standardit studentor.
Shkup - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska e përshëndet vendimin e Qeverisë që të furnizojë 100 deri 120 autobusë elektrikë për transport urban publik, prej të cilëve pjesa më e madhe për Shkupin, por vlerëson se duhet lënë kohë të shihet nëse do të realizohet ajo që u premtua. Për furnizimin e autobusëve elektrikë thotë se ka dëgjuar nga mediumet dhe vlerëson se vendimi i tilë është i vonuar.
Shkup - Duke pasur parasysh faktin se bëhet fjalë për takim mes presidentes së shtetit dhe kryetarit të opozitës, nuk do të mund të japë qëndrim nga aspekti i qeverisë, shpresoj që të kenë një bisedë konstruktive për kahet në të cilat do të veprohet në të ardhmen, tha zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva e pyetur për qëndrim në lidhje me takimin e sotëm të presidentes Gordana Siljanovska Davkova me liderin e LSDM-së, Venko Filipçe. Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova sot do të zhvillojë takim pune me liderin e LSDM-së opozitare, Venko Filipçe.
Shkup – Ndërmarrja e Qarkullimit Publik (NQP) sot përmes projektit “BE-ja për ajër të pastër” mori gjashtë autobusë të rinj ekologjikë me gaz natyror, donacion nga Bashkimi Evropian. “Këtë aktivitet të cilin e zbatojmë është projekt që kushton 10 milionë euro i cili do të kontribuojë për uljen e ajrit të ndotur, sepse ky është problem ekologjik të cilin e ndjejmë menjëherë pas fillimit të sezonit të ngrohjes dhe me vite e merr tatimin ndaj shëndetit të qytetarëve”, deklaroi ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Mihail Rokas, në pranim-dorëzimin e gjashtë autobusëve ekologjikë në Drejtorinë e NQP-së.
Shkup – Buxheti i përgjithshëm për projekte të informacionit dhe komunikimit të Ministrisë së Transformimit Digjital për vitin 2025 është më i madh për 200 për qind, në krahasim me vitet e kaluara – prej 154 milionë denarë në vitin 2023, 182 milionë denarë në vitin 2024, në 365 milionë denarë në vitin 2025, informoi sot zëdhënësja e Qeverisë, Maria Miteva. Qëllimi ynë si Qeveri, theksoi Miteva, është ta transformojmë shoqërinë e Maqedonisë së Veriut në shoqëri digjitale.
Tiranë - Me urdhër të Prokurorisë speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në një aksion të madh policor kundër grupeve kriminale, policia arrestoi funksionarë të lartë të policisë, ish gjyqtarë, avokat, si dhe dy gazetarë. Aksioni u krye në bashkëpunim me Europolin dhe agjenci të tjera ligjzbatuese dhe evropiane, ndërsa duke qenë se është në rrjedhë, nga SPAK-u nuk japin informacione më të detajuara.
Tiranë - Dje Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës organizoi një konferencë shkencore me temë “Në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi nazifashist”. Në hapje të konferencës, kryetari i ASHSH, Akademik Skender Gjinush, pasi u shprehu të pranishmëve urimet për festën e 80-vjetorit të Çlirimit të vendit, falënderoi organizatorët e konferencës dhe pjesëmarrësit nga Kosova, Maqedonia e Veriut, nga Akademia Ushtarake dhe Akademia e Policisë, etj.
Sofje - Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, njoftoi se me lehtësi e tërheq kandidaturën e tij për kryeministër të Bullgarisë, njoftoi BTA. "Nuk dëshiroj të merrem me këtë shtet të shkatërruar. Kategorikisht e tërheqi kandidaturën. Presim kryeministër me ekuidistancë", deklaroi Borisov në konferencë për shtyp, duke shtuar se menjlherë do ta kthejë mandatin kur ta marrë.
Strasburg - Në Parlamentin Evropian në Strasburg po zhvillohet debat për rritjen e mbështetjes së BE-së për Ukrainën kundër agresionit rus si dhe për rritjen e bashkëpunimit ushtarak midis Koresë së Veriut dhe Rusisë. Disa eurodeputetë kanë shfaqur shqetësimin se kjo situatë mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore. Janosh Boka, ministri i Çështjes Evropiane të Hungarisë, theksoi se Rusia vazhdon të synojë infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Ai theksoi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në të drejtën e saj për vetëmbrojtje.
Montreal - Anëtaret e Aleancës Veriatlantike duhet të përshpejtojnë procedurën që Ukraina të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur, theksohet në rezolutën e miratuar në seancën plenare të Asamblesë parlamentare të NATO-s. "Asambleja u bën thirrje qeverive dhe parlamenteve të anëtarëve të Aleancës që të intensifikojnë përpjekjet politike dhe praktike që Ukraina të marrë ftesë dhe të bëhet anëtare e 33-të e NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur", thuhet në rezolutë, transmeton Ukrinform.
Moskë - Rusia i kundërshtohet ngrirjes së thjeshtë të konfliktit në Ukrainë, pasi Moskës i duhet "paqe e fuqishme dhe afatgjate", e cila do t'i zgjedh shkaqet kyçe për krizën, deklaroi drejtori i Shërbimit rus të zbulimit të jashtëm, Sergej Narishkin. Ai tha se Rusia kategorikisht i kundërshtohet "ngrrjes së konfliktit", duke shtuar se Rusia dëshiron paqe afatgjate. "Rusia është e hapur për biseda", tha Narishkin.
Bejrut - Ministri libanez i Punëve të Jashtme, Abdallah Bu Habib deklaroi se shreson se deri sot në mbrëmje do të arrihet armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut. Ai shtoi se armata libaneze ka të paktën 5.000 ushtarë të gatshëm të kalojnë në pjesën jugore të Libanit, pasi forcat izraelite të tërhiqen dhe se SHBA-ja do të mund ta luajë rolin në rikonstruimin e infrastrukturës, e cila u shkatërrua gjatë sulmeve izraelite.