• Tuesday, 26 November 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

12:00/ 25 nëntor/ 2024

Shkup- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot do të realizojë vizitë zyrtare njëditore në Republikën e Kosovës. Sipas Programit për vizitën zyrtare, janë paraparë takime të Gashit dhe delegacionit me kryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, kryetarin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me përfaqësues të Grupit të Bashkëpunimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe takime me liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.  

Shkup – Në Komisionin kuvendor për Financim dhe Buxhet sot vazhdon debati për amendamentet për Propozim-buxhetin për vitin 2025.  Debati për amendamentet filloi më 19 nëntor, ndërsa duhet të përfundojë më së voni deri më 30 nëntor. Janë parashtruar gjithsej 307 amendamente prej të cilëve 204 të LSDM-së opozitare.  

Shkup – Prokuroret Zhaklina Kërstevska Josifovska dhe Ana Stojkoviq Dimitrovska në rastin me vrasjet e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski para seancës së sotme gjyqësore deklaruan se ka dëshmi materiale të cilat e lidhin të akuzuarin e parë Lupço Palevski – Pallço me të dyja vrasjet.  “Ka dëshmi materiale të cilat e lidhin të akuzuarin e parë Lupço Palevski Pallço me vrasjet e të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi”, deklaruan ato. 

Shkup - Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i testuar, kumtoi sot Ndërrmarrrja Publike "Ujësjellës dhe Kanalizim" - Shkup. Sipas raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm marrë nga analizat e kryera në Sektorin për kontroll sanitar nga data 18 nëntor deri më 22 nëntor të vitit 2024, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit për pije. 

Ohër – Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit vazhdon të bjerë, madje duke kaluar kufirin nën minimumin e lejuar. Sipas të dhënave të fundit, niveli i ujit në liqen sot është në kuotën prej 693.09 metra mbi nivelin e detit që është 20 centimetra nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Ndryshe, niveli i ujit në liqen është për momentin një centimetër nën minimumin e lejuar të kuotës 693.10 metra mbi nivelin e detit.

Ankara - Për shkak të reshjeve të dendura të borës dhe kushteve të tjera të pafavorshme të motit, mësimi nëpër shkolla është pezulluar në 20 nga 81 provincat e Turqisë, si dhe në disa rajone të pesë provincave të tjera, raporton Si-En-En-i turk. Shkollat sot ​​mbeten të mbyllura në Samsun, Kajseri, Nigde, Nevshehir, Bolu, Gumushane, Bajburt, Jozgat, Tokat, Sivas, Kahramanmarash, Erzinxhan, Kirshehir, Kastamonu, Karaman, Malatija dhe zona të tjera.

Ankara – Motori i një aeroplani rus të udhëtarëve u dogj mbrëmë gjatë uljes në aeroportin në Antali, në Jug të Turqisë, njoftoi Ministria turke e Transportit.  Sipas informacioneve nga Ministria të cilat i transmetojnë sot mediat turke, uljet në aeroport ishin ndërprerë deri në orën 03:00 sipas kohës lokale (ora 01:00 sipas kohës në vendin tonë), derisa kompetentët nuk e kishin hequr aeroportin nga pista. 

Berlin - Nga DHL sot bënë të ditur se një aeroplan mallrash drejtuar nga partneri i saj Swiftair ka bërë “ulje emergjente” në Lituani ku autoritetet lokale thanë se një person ka humbur jetën gjatë fatkeqësisë.

Bruksel - Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak, paralajmëroi  se, në kuadër të dialogut në Bruksel, takimi i radhës në nivel të kryenegociatorëve të të dyja palëve do të mbahet në dhjetor të këtij viti. Lajçak këtë e postoi në Fejsbuk, duke menduar në dy javët "produktive dhe të mprehta", gjatë të cilave ai vizitoi Gjenevën, Tiranën dhe Parisin.

Bruksel - Të gjitha format e dhunës ndaj grave janë të neveritshme dhe ato paraqesin shkeljen e të drejtave të njeriut dhe minimin e vlerave bazë të Bashkimit Evropian theksohet në deklaratën e përbashkët të Komisionit Evropian dhe përfaqësuesit të lartë të BE-së për punë të jashtme dhe siguri Zhozep Borrell me rastin e Ditës Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave - 25 nëntori.

Bruksel - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot dhe nesër do t'i vizitojë Turqinë dhe Greqinë. Ashtu siç kumtoi Aleanca, Rute sot do të qëndrojë në Ankara, ku do të ketë takim me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe me ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes, Hakan Fidan dhe Jashar Gjuler.

Teheran - Lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Hamnei, deklaroi se ndaj liderëve të Izraelit duhet të caktohet dënim me vdekje, në vend se urdhërarreste. "Ata kanë lëshuar urdhërarreste, por kjo nuk mjafton. Duhet të shqiptohet dënim me vdekje për këta liderë kriminelë", tha Hamnei, duke aluduar për liderët izraelitë.

Uashington - Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp ka nominuar Bruk Rollinsin për ministër të Bujqësisë. Ajo është themeluese dhe kryetare e First Policy Institute - qendër analitike që ka punuar ngushtë me fushatën e Trampit dhe gjatë katër viteve të fundit ka ndihmuar në formimin e politikave të administratës së tij të ardhshme.