12:00 / 26 nëntor / 2024
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski, dje dhe sot, me ftesë të kolegut të tij italian, Antonio Tajani, gjendet për vizitë pune në Romë, ku mori pjesë në konferencën e dhjetë vjetore "Dialogu i Mesdheut" dhe mbajti fjalim në panelin "Komisioni i ri evropian, prioritete të vjetra evropiane", kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme.
Shkup – Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska Koçoska po merr pjesë në Takimin plenar të Forumit global për transparencë dhe shkëmbim të informacioneve për qëllime tatimore që po mbahet prej sot e deri më 29 nëntor në Paraguai, i cili i kushtohet zbatimit global të standardeve ndërkombëtare për transparencë tatimore dhe progres të vendeve, si dhe të sfidave me të cilat përballen vendet gjatë zbatimit të standardeve. Ministrja merr pjesë në Forum në shoqëri të sekretares shtetërore në Ministrinë e Financave, Andriana Matlioska.
Shkup - Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe dhe presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova sot do të mbajnë takim pune. Siç bëjnë të ditur nga LSDM, takimi do të mbahet në kabinetin e presidentes në villën Vodno me fillim nga ora 15. Pas takimit është paraparë deklaratë për media nga lideri i LSDM-së.
Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, i cili nga 24 deri më 27 nëntor me një delegacion të Ministrisë së Punëve të Brendshme është për vizitë pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dabi, në takim zyrtar me ministrin e Punëve të Brendshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikun Saif bin Zajed Al Nahjan, nënshkruan dy memorandume mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit dhe për njohjen reciproke dhe shkëmbimin e patentë shoferëve ndërmjet dy shteteve.
Shkup - Në Sesionin Vjetor të 70-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që mbahet nga 22-25 nëntor 2024 në Montreal, Kanada, merr pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga: Dragan Kovaçki, shef i Delegacionit dhe deputetët Bekim Sali dhe Sllavjanka Petrovska, anëtarë të Delegacionit, informoi pres shërbimi i Kuvendit. Seancës plenare i ka paraprirë mbajtja e komiteteve të përhershme të kësaj asambleje, në rendin e ditës të të cilave janë shqyrtuar më shumë raporte dhe propozim-deklarata për miratim në seancë.
Sarajevë - Në ndërtesën ku gjenden Gjykata kantonale në Sarajevë dhe Gjykata komunale Sarajevë, në mëngjes u denoncua se është vendosur bombë. Sipas informatave, pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kantonin e Sarajevës janë në terren dhe kryejnë kontroll të hollësishëm, ndërsa në vijim është evakuimi i ndërtesës. Për shkak të paralajmërimit për bombë, janë anuluar të gjitha seancat në gjykatën kantonale dhe komunale. Mes seancave më të rëndësishme që duhej të mbahen sot janë fjalët përfumdimtare të Prokurorisë së BeH-së në lidhje me vrasjen e policëve sarajevas, si dhe rasti kundër Ibrahim Haxhibajriqit.
Zagreb – Drejtoria për Çrrënjosjen e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Kroaci (DÇKKO) po zbaton aksion me çka sipas mediave të Zagrebit – vijojnë arrestime në pesë qarqe. Arrestimet dhe zbatimi i veprimeve urgjente dëshmuese janë rezultat i hetimit penal të zbatuar nga Shërbimi për Siguri Kibernetike pranë Drejtorisë së Policisë Kriminalistike dhe Drejtorisë së Policisë Split – Dalmaci me urdhër të DÇKKO – së.
Nikozia - Aspektet teorike dhe praktike të planit për anëtarësimin eventual të Republikës së Qipros në NATO kur të krijohen kushtet politike, ia ka prezantuar presidenti i Qipros Nikos Hristodulidis homologut të tij amerikan Xho Bajden në takimin e tyre muajin e kaluar, shkruan gazeta "Katimerini", njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sipas informacioneve të gazetës, plani i Qipros është “i detajuar, i mirëmenduar dhe afatgjatë i përbërë nga shumë faza dhe tashmë është pranuar nga Uashingtoni", ndërsa qëllimi kryesor është institucionalizimi i marrëdhënieve të Qipros me NATO-n.
Londër - Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë, Dejvid Lami deklaroi se vendi i tij nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, pasi mediat kryesore sugjeruan se Britania dhe Franca po shqyrtonin atë opsion, transmeton DPA. Tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit ka të ngjarë që janë përshkallëzuar ndjeshëm ditët e fundit pasi presidenti amerikan Xho Bajden autorizoi Ukrainën të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuar nga SHBA për të sulmuar objektivat në Rusi.
Uashington – Forcat ruse po përparojnë në Ukrainë në tempon e saj më të shpejtë nga ditët e para të pushtimit, duke marrë muajin e kaluar sipërfaqe sa edhe gjysma e pjesës më të gjerë të Londrës, thonë disa analistë. Lufta po hyn në atë që disa persona zyrtarë rusë dhe perëndimorë thonë se mund të jetë shumë e rrezikshme, pasi forcat ruse arritën disa nga përfitimet e tyre më të mëdha territoriale dhe SHBA-ja e lejoi Kievin të kthejë me raketa amerikane.
Kiev - Rusia kreu një numër rekord sulmesh me dronë gjatë natës mbi Ukrainë, duke dëmtuar ndërtesa dhe "infrastrukturë kritike" në disa rajone, kumtuan sot Forcat ajrore ukrainase. "Gjatë sulmeve të natës, armiku lëshoi një numër rekord të dronëve Shahed dhe dronëve të paidentifikuar", kumtuan Forcat ajrore. Ata precizuan se Ukraina u sulmua gjatë natës me 188 dronë.