Medvedevi: Merci gënjen si Gebelsi
- Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitrij Medvedevi sot vlerësoi se kancelari i ardhshëm gjerman Fridrih Merci "gënjen si ministri i dikurshëm nazist për propagandë Jozef Gebelsi kur e akuzon Rusinë për luftë në Evropë".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:45, 20 March, 2025

Moskë, 20 mars 2025 (MIA) - Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitrij Medvedevi sot vlerësoi se kancelari i ardhshëm gjerman Fridrih Merci "gënjen si ministri i dikurshëm nazist për propagandë Jozef Gebelsi kur e akuzon Rusinë për luftë në Evropë".
"Kancelari i ardhshëm Merc e akuzon Rusinë se po bën luftë në Evropë dhe se synon Gjermaninë me zjarrvënie, vrasje me porosi dhe dezinformata. Ende nuk jeni në pushtet, dhe tashmë po gënjeni si Gebelsi. Gjermania naziste nuk na sulmoi kështu nga viti 1941-1945. E dimë se si përfundoi. Fillim i keq, Fric!", ka shkruar Medvedevi.