• Friday, 21 March 2025

IOM: Të paktën 8.938 njerëz kanë humbur jetën gjatë rutave të migracionit nëpër botë

IOM: Të paktën 8.938 njerëz kanë humbur jetën gjatë rutave të migracionit nëpër botë

Berlin, 21 mars 2025 (MIA) - Të paktën 8.938 persona kanë humbur jetën gjatë rutave të migracionit nëpër botë në vitin 2024, duke e bërë njëherësh vitin më vdekjeprurës në histori, tregojnë të dhënat e reja të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), në kuadër të sistemit të Kombeve të Bashkuara.

Numri i viktimave në vitin 2024 vazhdon trendin pesëvjeçar të rritjes së vdekshmërisë çdo vit, ndërsa bilanci i vitit të kaluar tejkalon rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2023 kur u regjistruan 8.747 raste të vdekjes së emigrantëve, bën të ditur IOM.

"Tragjedia e rritjes së numrit të vdekjeve të emigrantëve në mbarë botën është e papranueshme dhe mund të parandalohet. Pas çdo numri qëndron një qenie njerëzore, dikush për të cilin humbja është shkatërruese", tha zëvendësdrejtori i përgjithshëm i IOM-it, Ugoçi Daniels.

Foto: arkivi i MIA-s