• Friday, 21 March 2025

Hamnei: SHBA-ja do të marrë "shuplakë të rëndë" nëse sulmon Iranin

Hamnei: SHBA-ja do të marrë

Teheran, 21 mars 2025 (MIA) – Udhëheqësi suprem i Iranit, ajatollahu Ali Hamnei thotë se kërcënimet amerikane “nuk do t’i qojnë askund kur do të përballen me Iranin”, pasi presidenti Donald Tramp paralajmëroi për aksion të mundshëm ushtarak kundër vendit. 

“Ajo (SHBA) dhe të tjerët duhet ta dinë se nëse i bëjnë diçka të keqe kombit iranian, do të marrin shuplakë të rëndë”, tha ajatollahu Hamnei gjatë fjalimit i cili i emetua drejtpërdrejt në televizion. 

Kërcënimi i presidentit amerikan se “çdo krismë” e qëlluar nga huthët në Jemen do të llogaritet sulm nga Irani i përshkallëzoi tensionet. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s