Limani: Tragjedia e Koçanit ka tronditur zemrat e të gjithëve, ngushëllime për familjet e viktimave
- Kryetari i Gostivarit, Valbon Limani, ka shprehur ngushëllime pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në Koçan. Ai shprehu dhimbjen e thellë për viktimat dhe për familjarët e tyre, duke u lutur që Zoti t'u japë atyre forcë dhe t'ua lehtësojë dhimbjen. Po ashtu, të lënduarve në këtë ngjarje tragjike u dëshiroi shërim të shpejtë dhe të plotë.
- Post By Besnik Shuki
- 14:15, 16 March, 2025

Shkup, 16 mars 2025 (MIA) - Kryetari i Gostivarit, Valbon Limani, ka shprehur ngushëllime pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në Koçan. Ai shprehu dhimbjen e thellë për viktimat dhe për familjarët e tyre, duke u lutur që Zoti t'u japë atyre forcë dhe t'ua lehtësojë dhimbjen. Po ashtu, të lënduarve në këtë ngjarje tragjike u dëshiroi shërim të shpejtë dhe të plotë.
"Tragjedia e Koçanit ka tronditur zemrat e të gjithë neve. Ngushëllime familjarëve të viktimave! Zoti ju lehtësoftë dhimbjen që ndjeni në këto momente! Shërim të shpejtë e të plotë për të lënduarit!", ka shkruar Limani në Fejsbuk. bsh/
Foto: MIA arkiv