• Tuesday, 18 March 2025

Kuvendi anulon të gjitha aktivitetet e planifikuara për këtë javë

Kuvendi anulon të gjitha aktivitetet e planifikuara për këtë javë

Shkup, 17 mars 2025 (MIA) - Kuvendi i Maqedonisë ka anuluar të gjitha aktivitetet e planifikuara për këtë javë për shkak të tragjedisë që ndodhi në Koçan.

Në mbledhjen koordinuese, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi propozoi, ndërsa të pranishmit e miratuan njëzëri, konstatimin se të gjitha aktivitetet e Kuvendit të caktuara për këtë javë anulohen. Kuvendi do të mblidhet vetëm nëse do të ketë nevojë për miratimin e akteve lidhur me tragjedinë në Koçan.

Koordinimi i sotëm u zhvillua në orën 10 në sallën e qeverisë së Kuvendit, ndërsa në të mori pjesë kryetari i Kuvendit, nënkryetarët dhe koordinatorët e të gjitha grupeve parlamentare, si dhe sekretarja e përgjithshëm dhe një përfaqësues nga Qeveria.

Koordinimi filloi me nderime ndaj viktimave që humbën jetën tragjikisht nga zjarri në Koçan. Të pranishmit shprehën ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave nga zjarri dhe shpresojnë që të hospitalizuarit të kthehen tek familjet e tyre me shëndet të mirë sa më shpejt të jetë e mundur.

Natën e së shtunës shpërtheu zjarr në diskotekën në Koçan ku jetën humbën 59 persona, ndërsa mbi 150 mbetën të lënduar. rq/

Foto: arkivi i MIA-s