• Tuesday, 18 March 2025

Nesër ftohtë dhe erë, paradite shi dhe borë

Nesër ftohtë dhe erë, paradite shi dhe borë

Shkup, 17 mars 2025 (MIA) – Moti nesër do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë me erë mesatare deri të përforcuar veriore, mbi 60 kilometra në orë. Paradite, kryesisht në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore do të ketë reshje të shiut dhe borës në vendet më të ulëta dhe të borës në vendet më të larta dhe në male, ku do të formohet shtresë e re e borës, me lartësi prej dy deri 10 centimetra. 

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me erë mesatare deri të fuqishme veriore. Paradite në disa pjesë të luginave do të ketë kushte për borë të dobët. 

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) informoi se pastaj do të vijojë periudhë e motit të qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat deri të premten kudo do të jenë nën zero. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -9 deri -1, ndërsa ajo maksimale prej shtatë deri 22 gradë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s