Kryhet autopsi ndaj 15 personave, 45 në gjendje kritike
- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot kumtoi se deri më tani është kryer autopsi e rreth 15 personave të cilët humbën jetën në diskotekën në Koçan.
- Post By Fami Bajrami
- 12:13, 17 March, 2025

Shkup, 17 mars 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot kumtoi se deri më tani është kryer autopsi e rreth 15 personave të cilët humbën jetën në diskotekën në Koçan.
"Ekspertiza është ende duke vazhduar", tha Toshkovski, ndërsa 45 persona janë në gjendje kritike dhe po transportohen jashtë vendit.
Janë arrestuar pesë persona në territorin e SPB Shkup dhe SBP Tetovë, mes të cilëve dhe ish ministri, si dhe 11 persona nga zona e SPB Shtip të cilët janë në paraburgim afatshkurtër prej 48 orëve.
Sipas ministrit Toshkovski, mjetet piroteknike të cilët kanë qenë arsyeja e zjarrit i ka sjellë bendi DNK.
"Koncerti është mbajtur ilegalisht, pa marrëveshje me shkrim me interpretuesit", thekson Toshkovski.
Në diskotekë ka pasur 500 persona me 250 bileta të shitura.
Dje është zhvilluar bisedë me kryetarin e komunës së Koçanit dhe nëse konstatohet se ka bërë diçka të kundërligjshme, do të mbajë përgjegjësi.
"Maqedonia nuk ka një sistem me rregulla të lojës që do të parandalonin një ngjarje kaq të tmerrshme. Kemi dobësi sistematike të cilat e bëjnë të pamundur kontrollin. Konstatuam se sistemi në Maqedoni është i korruptuar deri në atë shkallë që mund të themi se ka një gjendje katastrofike të veprimit të institucioneve", potencon Toshkovski.
Ministri paralajmëroi se edhe sot do të ndalohen një numër i madh i personave nga institucione të ndryshme mes të cilëve dhe nga MPB-ja. rq/
Foto dhe video: MIA