• Sunday, 29 September 2024

Hamasi e pranoi propozimin për negociata për lirimin e pengjeve izraelite

Hamasi e pranoi propozimin për negociata për lirimin e pengjeve izraelite

Gazë, 6 korrik 2024 (MIA) – Hamasi e pranoi propozimin e SHBA-së për fillimin e negociatave për lirimin e pengjeve izraelite, përfshirë ushtarë dhe burra, 16 ditë pas fazës së parë të marrëveshjes që synon t'i japë fund luftës në Gazë, deklaroi një burim nga Hamasi.

Grupi militant islamik hoqi dorë nga kërkesa që Izraeli së pari të angazhohej për një armëpushim të përhershëm përpara nënshkrimit të marrëveshjes dhe ra dakord të arrinte një marrëveshje gjatë fazës së parë të bisedimeve gjashtëjavore, deklaroi burimi nën kushtin të mbetet anonim, sepse bisedimet po mbahen në format jozyrtar.

Një zyrtar palestinez i afërt me përpjekjet e paqes të ndërmjetësuara ndërkombëtarisht tha se propozimi mund të çojë në një marrëveshje kornizë nëse Izraeli e pranon atë, me çka përfundohet lifta nëntë-mujore midis Izraelit dhe Hamasit në Gazë.

Sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, më shumë se 38.000 palestinezë kanë vdekur në konflikt deri më tani.

Burimi i Hamasit tha se propozimi përfshinte garanci nga ndërmjetësit për një armëpushim të përkohshëm, shpërndarjen e ndihmës dhe tërheqjen e ushtrisë izraelite derisa negociatat indirekte për zbatimin e fazës së dytë të marrëveshjes vazhdojnë. ls/