• Tuesday, 01 October 2024

Huthët e morën përgjegjësinë për sulmin në aeroportin në Tel Aviv

Huthët e morën përgjegjësinë për sulmin në aeroportin në Tel Aviv

Sana, 29 shtator 2024 (MIA) - Lëvizja shiite në pushtet në Jemenin e Veriut, Ansar Allah (Huthë), kumtoi se përdori një raketë "Palestina 2" për të sulmuar aeroportin "Ben Gurion" të Tel Avivit. Sulmi u krye në një kohë kur kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu po kthehej në Izrael nga SHBA-ja.

"Forcat Ajrore të Jemenit sulmuan aeroportin "Ben Gurion" në Tel Aviv duke përdorur një raketë balistike hipersonike "Palestina 2" gjatë mbërritjes së kryeministrit të entitetit armik Benjamin Netanjahu," deklaroi mbrëmë zëdhënësi i ushtrisë së Huthëve, Jahya Sari.

Më herët dje, udhëheqësi i Ansar Alah, Sajid Abdul-Malik al-Huthi tha se shpresat e hebrenjve nuk u justifikuan pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Hanieh, dhe tha se shpresat e tyre ishin gjithashtu të kotaedhe  pas vdekjes së Hasan Nusrallah.

“Frontet e mbështetjes do të vazhdojnë dhe do të rriten pavarësisht nga përpjekjet e armikut izraelit dhe nuk do t'i trathtojmë dy popujt tanë të dashur në Liban dhe Palestinë”, tha udhëheqësi i grupit Huthë.

Sirenat u dëgjuan dje në të gjithë Izraelin qendror, ndërsa Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) njoftuan se një raketë ishte hedhur nga Jemeni dhe rreth 90 ishin lëshuar nga Libani në drejtim të Izraelit.

Një alarm ajror është aktivizuar në Tel Aviv dhe qytetet përreth, shkruan "Tajms of Izrael". Shumica e sulmeve nga grupi libanez Hezbollah kishin për qëllim Izraelin verior, por disa raketa me rreze të gjatë u lëshuan gjithashtu në drejtim të Tel Avivit dhe Bregut Perëndimor", thuhet në kumtesën.

Lëvizja Huthe e Jemenit shprehu dje keqardhjen për vdekjen e liderit të grupit libanez Hezbollah, Sajid Hasan Nasrallah dhe tha se do të vazhdojë të mbështesë grupin. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s