• Tuesday, 01 October 2024

“Uashington tajms”: Pentagoni do të ulë praninë ushtarake amerikane në Irak

“Uashington tajms”: Pentagoni do të ulë praninë ushtarake amerikane në Irak

Uashington, 29 shtator 2024 (MIA) - Misioni dhjetëvjeçar i ushtrisë amerikane për të luftuar grupin Shteti Islamik në Irak do të përfundojë vitin e ardhshëm dhe do të kalojë nga një koalicion ndërkombëtar në një partneritet dypalësh të mbrojtjes ndërmjet Uashingtonit dhe Bagdadit, konfirmuan përfaqësues zyrtar të administratës së presidentit amerikan Xhozef Bajden.

Kjo lëvizjen vjen 10 vjet pasi SHBA formoi një grup pune të përbashkët, duke thënë se ishte e nevojshme për të mposhtur pjesën tjetër të grupit, i cili dikur sundonte gati tetë milionë njerëz që jetonin në më shumë se 100,000 kilometra katrorë të territorit në Irak dhe Siri, shkruan "Uashington tajms".

Zyrtarët e qeverisë irakiane thanë në fillim të këtij muaji se misioni ushtarak amerikan do të reduktohet ndjeshëm deri në vitin 2026 dhe se një numër i vogël i forcave të saj do të mbesin në rajonin Kurdistan të Irakut.

SHBA ka rreth 2500 trupa në Irak që këshillojnë dhe ndihmojnë forcat irakiane të sigurisë në fushatën e tyre kundër ISIS. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s