• Monday, 30 September 2024

Zgjedhje parlamentare në Austri

Zgjedhje parlamentare në Austri

Vjenë, 29 shtator 2024 (MIA) - Sot në Austri mbahen zgjedhje parlamentare. Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë të Austrisë mund të fitojë zgjedhjet parlamentare për herë të parë dhe të arrijë një sukses historik nëse fiton në garën e diskutueshme me konservatorët në pushtet, raportojnë agjencitë botërore.

Në muajt e fundit, Partia e Lirisë ka udhëhequr vazhdimisht në sondazhe, por epërsia e formacionit ndaj Partisë Popullore austriake është shkrirë gradualisht pothuajse tërësisht.

Kushdo që fiton nuk do të marrë një shumicë të plotë, tregojnë sondazhet, por do të jetë në gjendje të udhëheqë një qeveri koalicioni.

Të drejtë për pjesëmarrje në zgjedhjet për Këshillin kombëtar - Dhomën e ulët të Parlamentit austriak kanë 6.346.059 shtetas austriakë mbi 16 vjeç.

Rezultatet fillestare priten pak minuta pas përfundimit të ditës së zgjedhjeve në orën 17:00. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s