• Sunday, 29 September 2024

Ushtria izraelite kumtoi se ka kryer "dhjetëra" sulme të reja kundër Hezbollahut në Liban

Ushtria izraelite kumtoi se ka kryer

Jerusalem, 29 shtator 2024 (MIA) - Ushtria izraelite sot në mëngjes kumtoi se ka kryer "dhjetëra" sulme të reja kundër grupit shiit Hezbollah në Liban, dy ditë pasi vrau liderin e lëvizjes pro-iraniane Hasan Nasrallah në një bombardim në periferitë jugore të Bejrutit.

Aeroplanët izraelitë "sulmuan dhjetëra objektiva terroristë në territorin e Libanit në orët e fundit", publikoi zëdhënës i ushtrisë në Telegram.

Ushtria kumtoi se ndër objektivat e tyre ishin edhe raketahedhës që synojnë Izraelin. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s