• Tuesday, 01 October 2024

Vazhdon kërkimi për 48 emigrantët e zhdukur pas anijethyerjes në Ishujt Kanarie

Vazhdon kërkimi për 48 emigrantët e zhdukur pas anijethyerjes në Ishujt Kanarie

Madrid, 29 shtator 2024 (MIA) - Ekipet spanjolle të shpëtimit kanë vazhduar sot kërkimin për 48 emigrantë të zhdukur pas anijethyerjes në afërsi të ishullit spanjoll El Hiero, në arkipelagun Kanarie.

Nëntë persona, mes të cilëve edhe një fëmijë, e kanë humbur jetën pasi anija e tyre u fundos dje herët në mëngjes, kumtuan shërbimet për ndihmë të shpejtë dhe shpëtim. 

Ekipet e shpëtimit arritën të shpëtonin 27 nga 84 emigrantët që po përpiqeshin të arrinin në brigjet spanjolle. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s