• Tuesday, 01 October 2024

IDF: Në sulmin në Bejrut vritet edhe komandanti i Hezbollahut, Nabil Kauk

IDF: Në sulmin në Bejrut vritet edhe komandanti i Hezbollahut, Nabil Kauk

Tel Aviv, 29 shtator 2024 (MIA) - Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) sot kumtuan se edhe komandanti i Hezbollahut, Nabil Kauk është vrarë në sulmin e djeshëm ajror në Bejrut. 

Kauk është vrarë në një sulm nga një aeroplan ushtarak në periferinë Dahije, një bastion i njohur i Hezbollahut, thekson "Tajms of Izrael".

Ai ishte komandant i "njësisë parandaluese të sigurisë" së Hezbollahut dhe një anëtar i lartë i Këshillit qëndror të grupit libanez, thuhet në kumtesën e IDF-së. ls/

Foto: EPA