• Tuesday, 01 October 2024

Trupi i Hasan Nasrallahut është gjetur, kumtuan një mjek dhe një pjesëtar i forcave të sigurisë

Trupi i Hasan Nasrallahut është gjetur, kumtuan një mjek dhe një pjesëtar i forcave të sigurisë

Bejrut, 29 shtator 2024 (MIA) - Trupi i pajetë i liderit të lëvizjes shiite libaneze "Hezbollah", Hasan Nasrallah, është gjetur në vendin e sulmit ajror izraelit në periferinë jugore të Bejrutit dhe është i paprekur, kumtuan për agjencitë botërore dy burime të informuara me rastin - një mjek dhe një pjesëtar i forcave të sigurisë.

Në kumtesën e djeshme të Hezbollahut,  i cili e konfirmoi vdekjen e Nasrallahut, nuk u saktësua se si me të vërtetë u vra dhe kur do të bëhet varrimi, por të dy burimet deklaruan se në trupin e tij nuk ka pasur lëndime të drejtpërdrejta dhe duket se vdekja ka ndodhur si pasojë e traumës së shkaktuar nga fuqia e shpërthimit. bsh/

Foto: MIA arkiv