• Monday, 30 September 2024

Numri i viktimave nga përmbytjet në Nepal ësjtë rritur në 148, autoritetet në kërkim pas të mbijetuarve

Numri i viktimave nga përmbytjet në Nepal ësjtë rritur në 148, autoritetet në kërkim pas të mbijetuarve

Katmandu, 29 shtator 2024 (MIA) - Numri i viktimave nga përmbytjet dhe rëshqitja e dheut, të shkaktuara nga të reshurat monsune në Nepal, është rritur në 148, kumtuan sot autoritetet e atjeshme.

Ekipet e shpëtimit janë në kërkim edhe pas 55 personave, njoftoi DPA.

Të reshurat e mëdha të shiut, të cilat filluan të enjten, e kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit, e posaçërisht të rrëmbyeshme ishin në pjesën lindore dhe qendrore të vendit.

Më shumë se gjysma nga viktimat janë në kryeqytetin Katmandu dhe rajonet në rrethinë. bsh/

Foo: MIA arkiv