Gjykimi "Puls": Mbrojtja nuk pranoi tërheqjen e një pjese më të madhe të dëshmitarëve të Prokurorisë
- Procedura gjyqësore për zjarrin në diskotekën "Puls" do të vazhdojë me thirrjen dhe dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë, pasi që mbrojtja në seancën e sotme në sallën gjyqësore në "Idrizovë" nuk u dakordua me propozimin e Prokurorisë publike për tërheqjen e tyre masive nga lista për marrje në pyetje.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:39, 25 March, 2026
Shkup, 25 mars 2026 (MIA) - Procedura gjyqësore për zjarrin në diskotekën "Puls" do të vazhdojë me thirrjen dhe dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë, pasi që mbrojtja në seancën e sotme në sallën gjyqësore në "Idrizovë" nuk u dakordua me propozimin e Prokurorisë publike për tërheqjen e tyre masive nga lista për marrje në pyetje.
Vendimi i këtillë i mbrojtjes do të thotë se në periudhën në vijim do të duhet të mbahen më shumë seanca në mënyrë që të shteret lista e dëshmitarëve të cilët duhet të deklarohen para Gjykatës.
Pasi që të gjithë mbrojtësit u deklaruan lidhur me propozimin e Prokurorisë, Gjykata konstatoi se është arritur dakordimi për tërheqje të dëgjimit të vetëm katër personave - Ana Karova, Trajçe Trajçov, Angellço Angellkov dhe Martin Josifov.
Për të gjithë dëshmitarët e propozuar, Gjykata solli vendim se do të thirrejn rregullisht për t'u dëgjuar, duke pasur parasysh atë që mbrojtja refuzoi të dakordohet për tërheqjen e tyre.
Në seancën e kalaur, Prokuroria publike u parashtroi listë të gjithë të akuzuarve me dëshmitarë për të cilët propozon të tërhiqen nga procedura, me arsyetimin se rrethanat tashmë janë konstatuar përmes dëshmisë së dëshmitarëve të kaluar.
Zjarri në diskotekën "Puls" në Koçan shpërtheu më 16 mars 2025 gjatë performancës së grupit DNK dhe paraqet një prej tragjedive më të rënda në historinë më të re të vendit. Në të jetën e humbën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Gjykimin e udhëheqë gjykatësja Dijana Gruevska-Ilievska, ndërsa prokurorinë e përfaqëson ekipi prej 15 prokurorëve publikë. ab/
Foto: МIА arkivi