• Wednesday, 16 October 2024

Delegacioni i BERZH-it për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Delegacioni i BERZH-it për vizitë në Maqedoninë e Veriut

 Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nga sot deri të premten do të qëndrojë për vizitë në vend ku do të realizojnë takime me përfaqësues të qeverisë, shoqatave civile dhe sektorit të biznesit. 

 Siç njoftuan sot nga BERZH-i, qëllimi i vizitës është që të identifikohen fushat kryesore të angazhimit të BERZH-it në mënyrë që të intensifikohet dialogu politik dhe afarist. 

 Sipas paralajmërimeve, përfaqësues të BERZH-it do të takohen me ministren e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska dhe me këshilltaren shtetërore të ministres së Energjisë, Elena Ivanovska. Do të realizohen takime edhe me zëvendësguvernatoret Emilia Nacevskën dhe Ana Mitreskën, si dhe me Viktoria Gligorovën, drejtoreshë e Supervizionit në Bankën Popullore. Përfaqësuesit e BERZH-it do të kenë takim edhe me bankat komerciale dhe kompanitë energjetike (MEPSO, EMV dhe NOMAGAS), si dhe me organizatat civile. 

 BERZH-i deri tani ka investuar rreth 2,9 miliardë euro në 196 projekte në vend. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s