Në zgjedhjet parlamentare në Hungari dalja deri ora 13 ka qenë më e madhe se 50 për qind
- Në zgjedhjet e sotme parlamentare në Hungari, deri ora 13 kanë votuar 54,14 për qind nga votuesit, njoftoi Komisioni zgjedhor i këtij vendi.
- Post By Besnik Shuki
- 14:33, 12 prill, 2026
Budapest, 12 prill 2026 (MIA) - Në zgjedhjet e sotme parlamentare në Hungari, deri ora 13 kanë votuar 54,14 për qind nga votuesit, njoftoi Komisioni zgjedhor i këtij vendi.
Në ueb faqen e Zyres zgjedhore kombëtare thuhet se për votimin e sotëm janë regjistruar 7.527.742 votues.
Kjo paraqet rritje të konsiderueshme të daljes në krahasim me dy ciklet paraprake zgjedhore - 42,32 për qind të votuesve kanë votuar deri ora 13 në vitin 2018, ndërsa 40,01 për qind në vitin 2022.
Kandidatë kryesorë në këto zgjedhje janë kryeministri Viktor Orban dhe kundërkandidati i tij, Peter Magjar, të cilët paraprakisht njoftuan se kanë votuar në mëngjes. bsh/
Foto: EPA