• e mërkurë, 15 prill 2026

Makron bën thirrje për ndërprerje të zjarrit dhe hapje të ngushticës së Hormuzit

Makron bën thirrje për ndërprerje të zjarrit dhe hapje të ngushticës së Hormuzit

Paris, 14 prill 2026 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makron deklaroi se ka biseduar me presidentin e Iranit dhe të SHBA-së, Donald Tramp dhe Masud Pezeshkian për ndërprerje të zjarrit dhe hapje të ngushticës së Hormuzit.

"Bëra thirrje për vazhdim të negociatave të ndërprera në Islamabad, për sqarim të moskuptimeve dhe për evitim të fazave të reja të eskalimit, kumtoi Makron në Iks.

Ai shtoi se nevojitet të gjithë në mënyrë të rreptë ta respektojnë ndërprerjen e zjarrit, dhe kjo e përfshin edhe Libanin.

"Është njejtë me rëndësi, sa më parë, pa kushte, pa kontrolle apo taksa rrugore, sërish të hapet ngushtica e Hormuzit", theksoi Makron.

Paraprakisht, Pezeshkian deklaroi se në bisedë telefonike me Makronin, theksoi se Teherani është i gatshëm t'i vazhdojë negociatat paqësore.

Pezeshkian theksoi se Irani e preferon diplomacinë për zgjidhje të kontesteve. Sipas tij, kërcënimet, presioni dhe aksioni ushtarak janë të padobishëm dhe vetëm "do t'i përkeqësojnë problemet që SHBA-ja po i krojon vetë".

Ai shtoi se Evropa duhet ta nxisë SHBA-në t'i përmbahet të drejtës dhe rregullave ndërkombëtare. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR