• e mërkurë, 15 prill 2026

Gutereshi bën thirrje për vazhdimin e negociatave serioze për t'i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme

Gutereshi bën thirrje për vazhdimin e negociatave serioze për t'i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme

 Nju-Jork, 14 prill 2026 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Gutereshi, sot bëri thirrje për vazhdimin e negociatave serioze për t'i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme dhe i bëri thirrje Izraelit dhe Libanit të "punojnë së bashku".

"Nuk ka zgjidhje ushtarake për këtë krizë. Marrëveshjet e paqes kërkojnë angazhim dhe vullnet të qëndrueshëm politik. Negociatat serioze duhet të vazhdojnë", deklaroi Gutereshi para gazetarëve në selinë e KB-së në Nju-Jork, duke iu referuar bisedimeve të mbajtura fundjavën e kaluar në Pakistan midis Teheranit dhe Uashingtonit.

 Sipas tij, armëpushimi dyjavor i rënë dakord duhet të ruhet dhe liria e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit duhet të respektohet nga të gjitha palët.

 I pyetur për fillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Libanit, Gutereshi tha se askush nuk pret që këto bisedime të zgjidhin të gjitha çështjet.

 "Do të jetë shumë e rëndësishme nëse këto bisedime krijojnë kushtet për një ndryshim në sjelljen e aktorëve", tha Gutereshi, duke akuzuar edhe Izraelin edhe lëvizjen libaneze Hezbollah për destabilizimin e qeverisë libaneze.

 "Është koha që Izraeli dhe Libani të bashkëpunojnë së bashku, në vend që Libani të bjerë viktimë e këtij kombinimi negativ të veprimeve të Hezbollahut dhe Izraelit", shtoi Gutereshi.

 Lufta në Lindjen e Mesme filloi më 28 shkurt me sulmet e ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. Më vonë, më 2 mars, Izraeli filloi me bombardimin e Libanit jugor, ku ndodhet fortesa e Hezbollahut e mbështetur nga Irani.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR