• e enjte, 16 prill 2026

Në Uashington negociata midis Izraelit dhe Libanit

Në Uashington negociata midis Izraelit dhe Libanit

 Uashington, 14 prill 2026 (MIA) - Departamenti i Shtetit njoftoi se në Uashington sot do të zhvillohen negociata midis Izraelit dhe Libanit. Në takim do të marrin pjesë ambasadorët e Izraelit dhe Libanit në ShBA,  Jehiel Lajter dhe Nada Hamadeh Moavad, si dhe Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marko Rubio.

 Negociatat, të cilat do të fillojnë në orën 11:00 sipas orës lokale (ora 17 sipas orës qendrore të Evropës), do të mbahen me dyer të mbyllura.

 Për herë të parë në dekada, përfaqësuesit e Libanit dhe Izraelit, të cilët nuk kanë marrëdhënie diplomatike, do të kenë bisedime të drejtpërdrejta.

 Më parë, anëtari i këshillit politik të Hezbollahut, Vafik Safa, deklaroi se grupi militant nuk do të respektojë asnjë marrëveshje që do të dalë nga negociatat midis Libanit dhe Izraelit të ndërmjetësuara nga ShBA.

 Sipas tij, Hezbollahu "aspak nuk është i interesuar për rezultatin e negociatave midis Libanit dhe armikut izraelit" dhe se "ajo për të cilën është rënë dakord nuk do t'i detyrojë".

 Lufta e Izraelit me Hezbollahun ka vazhduar që nga fillimi i marsit, kur grupi militant lëshoi ​​raketa në Izrael në mbështetje të Iranit. Lufta kanë humbur jetën pothujase 2.100 njerëz, përfshirë më shumë se 500 gra, fëmijë dhe personel mjekësor.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR