Vens: Papa duhet të merret me Kishën dhe të mos përzihet në politikën amerikane
- Nënpresidenti amerikan Xh. D. Vens sot deklaroi se Papa Leo XIV nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të ShBA-së, ndërsa në të njëjtën kohë mbrojti presidentin amerikan Donald Tramp pas kritikave të tij ndaj papës, i cili porositi se nuk ka frikë nga administrata amerikane.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 19:28, 14 prill, 2026
Uashington, 14 prill 2026 (MIA) - Nënpresidenti amerikan Xh. D. Vens sot deklaroi se Papa Leo XIV nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të ShBA-së, ndërsa në të njëjtën kohë mbrojti presidentin amerikan Donald Tramp pas kritikave të tij ndaj papës, i cili porositi se nuk ka frikë nga administrata amerikane.
Vens, në një intervistë për Foks njuz, tha se Vatikani duhet të përqendrohet në çështjet morale, ndërsa administrata amerikane duhet të zhvillojë politikë publike, duke shtuar se mosmarrëveshjet midis lidferëve politikë dhe fetarë janë një "fenomen natyror" dhe nuk paraqesin një problem të madh.
"Le të merren me atë që po ndodh në Kishën Katolike, ndërsa presidenti le ta udhëheqë politikën publike amerikane", tha Vensi.
Ai i minimizoi kritikat që pasuan midis të krishterëve për sulmet e Trampit ndaj papës, duke vënë në dukje se mosmarrëveshjet janë të pritshme dhe do të vazhdojnë të ndodhnin në të ardhmen.
Marrëdhënia e tendosur midis Trampit dhe Vatikanit erdhi pas përpjekjeve të dështuara nga diplomatët amerikanë, të udhëhequr nga Vensi, për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje me Iranin gjatë armëpushimit.
Papa Leo XIV ka qenë një nga kritikët më të zëshëm të aksionit ushtarak amerikan kundër Iranit.
Në një predikim të kohëve të fundit, ai paralajmëroi se misioni i krishterë shpesh "shtrembërohet nga një dëshirë për dominim", që, siç deklaroi, është në kundërshtim me mësimet e Jezu Krishtit.
Paraprakisht, në një postim në rrjetet sociale, Trampi e kritikoi papën si shumë liberal, duke e akuzuar atë për "dobësi ndaj krimit" dhe "politikë të jashtme të keqe".
Papa Leo XIV në fillim të vizitës së tij në Afrikë tha se nuk kishte frikë nga administrata Trampit dhe nuk do të hezitojë që me "me zë të lartë të flasë për mesazhin e Ungjillit".
Sipas "Njujork tajms", Vensi u konvertua në katolicizëm në vitin 2019, por pikëpamjet e tij politike, veçanërisht mbi imigracionin, kanë shkaktuar një reagim të ashpër në Vatikan dhe mosmarrëveshje me prioritetet e Papa Leo XIV, papës së parë amerikan.
Foto: Arkivi i MIA-s