Moxhtaba Hamnei u bëri thirrje shërbimeve zbuluese të përballen me armiqtë në vend dhe vendet e huaja
- Lideri i ri suprem i Iranit, Moxhtaba Hamnei sot u ka bërë thirrje shërbimeve zbuluese shtetërore të përballen me armiqtë në vend dhe vendet e huaja, kur u publikua se zëdhënësi i Gardës revolucinare iraniane e ka humbur jetën në një sulm.
- Post By Besnik Shuki
- 14:54, 20 mars, 2026
Teheran, 20 mars 2026 (MIA) - Lideri i ri suprem i Iranit, Moxhtaba Hamnei sot u ka bërë thirrje shërbimeve zbuluese shtetërore të përballen me armiqtë në vend dhe vendet e huaja, kur u publikua se zëdhënësi i Gardës revolucinare iraniane e ka humbur jetën në një sulm.
Publikimi i Hamneit në platformën sociale "X" erdhi pas vdekjes së ministrit të Zbulimit, Esmail Hatib, i cili është vrarë këtë javë.
"Zyrtarët tjerë dhe të punësuarit në këtë ministri të ndjeshme duhet ta plotësojnë zbrazëtirën që e ka lënë vdekja e ministrit", thuhet në publikimin në "X". bsh/
Foto: DPA