• e martë, 24 mars 2026

Kamionxhinjtë në Bosnjë e Hercegovinë u përpoqën t'i bllokojnë kufijtë, por policia i ndaloi

Kamionxhinjtë në Bosnjë e Hercegovinë u përpoqën t'i bllokojnë kufijtë, por policia i ndaloi

Sarajevë, 23 mars 2026 (MIA) - Transportuesit nga Bosnja e Hercegovina sot sërish paralajmëruan për vështirësitë në punë dhe problemet që i kanë shoferët e tyre në territorin e Bashkimit Evropian me bllokim të pjesshëm të pikave kufitare me Kroacinë, por kjo lloj proteste është ndaluar nga policia në disa pjesë të vendit.

Konsorciumi "Logjistika BeH", i cili i bashkon kompanitë transportuese, bën thirrje për bllokadë të qarkullimit transportues përmes vendkalimeve kufitare, por u përball me ndalesa për protesta të këtilla të imponuara nga policia e Republikës Srpska në kantonet Unsko-Sana në kantonin Hercegovina Perëndimore në Federatën e BeH-së.

Ministria e Punëve të Brendshme e RS u përqendrua në vendimin e qeverisë entitete të miratuar dje në mbrëmje

"Nuk do të lejojmë që bllokada e paralajmëruar në kufij dhe protesta e transportuesve të kamionëve e paralajmëruar nga konsorciumi "Logistika" të rrezikojnë rrjedhën normale të trafikut, si dhe transportin e pandërprerë të mallrave dhe shërbimeve", thuhet në komunikatën e policisë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR