Aragçi: Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur për "vendet agresore"
- Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Sejed Abas Aragçi deklaroi se Ngushtica strategjike e Hormuzit është hapur vetëm për anijet e vendeve që nuk i mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. Ai sqaroi se kalimi është mbyllur për mjetet lundruese të "shteteve agresore dhe mbështetësve të tyre", raportoi portali "Pres TV".
- Post By Qefsere Abduli
- 11:09, 24 mars, 2026
Teheran, 24 mars 2026 (MIA) - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Sejed Abas Aragçi deklaroi se Ngushtica strategjike e Hormuzit është hapur vetëm për anijet e vendeve që nuk i mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. Ai sqaroi se kalimi është mbyllur për mjetet lundruese të "shteteve agresore dhe mbështetësve të tyre", raportoi portali "Pres TV".
Në një bisedë telefonike me homologun e tij nga Koreja Jugore, Ço Hjung, Agraçi theksoi se pasiguria aktuale në rajon dhe në Ngushticën e Hormuzit është pasojë e drejtëpërdrejtë e sulmeve ndaj Iranit të kryer më 28 shkurt. Shefi i diplomacisë iraniane përsëriti se Teherani me vendosmëri do ta mbrojë sovranitetin e tij kombëtarë dhe integritetin territorial.
Ministri Ço shprehu ngushëllime për viktimat mes qytetarëve iranian dhe paralajmëroi se jostabiliteti rajonal ka pasoja serioze negative ndaj ekonomisë globale, veçanërisht ndaj tregut energjetik.
Aragçi gjatë ditës do të realizojë bisedime edhe me homologët e tij nga Egjipti dhe Omani, Badr Abdelati dhe Said Badr Albusaidi, ku u theksua nevoja për deeskalim rajonal dhe koordinim të shtuar mes shteteve të rajonit për të ulur tensionet. qa/
Foto: Arkivi