• e hënë, 23 mars 2026

Kim sërish u emërua president i Koresë së Veriut

Kim sërish u emërua president i Koresë së Veriut

Phenian, 23 mars 2026 (MIA) - Në mbledhjen e djeshme të Kuvendit suprem popullor të Koresë së Veriut sërish u emërua Kim Xhong-un president i Komisionit për punë shtetërore, kumtoi sot agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Në mbledhjen e djeshme të Kuvendit suprem popullor të Koresë së Veriut u debatua për ndryshime dhe plotësime të Kushtetutës. Parlamenti, i cili e miraton politikën shtteërore zakonisht ka mbledhje pas Kongresit të Partisë punëtore në pushtet, me qëllim që vendimet partiake t'i shndërrojë në ligj.

Në tkaim u diskutua edhe për planin ekonomik pesëvjeçar të vendit të publikuar në kongresin e nëntë partiak të Partisë punëtore, që u mbajt në shkurt.

Ende është e paqartë nëse Pheniani do ta revidojë Kushtetutën për ta formalizuar politikën e Kimit për "dy shtete armiqësore". Kim viteve të fundit e braktisi qëllimin shumëvjeçar të Koresë së Veriut për bashkim të qetë dhe e ridefinoi Korenë e Jugut si shtet armiqësor.

Motzra e Kimit, Kim Jo-xhong nuk është në listën e anëtarëve të Komisionit për punë shtetërore, trupi më i lartë udhëheqës në vend. Ajo ishte anëtare e Komisionit prej vitit 2021. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR