Kallas e ka përshëndetur paralajmërimin se nuk do të ketë sulme ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit
- Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas sot e ka përshëndetur paralajmërimin e presidentit amerikan, Donald Tramp se nuk do të ketë sulme ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit.
- Post By Besnik Shuki
- 19:12, 23 mars, 2026
Bruksel, 23 mars 2026 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas sot e ka përshëndetur paralajmërimin e presidentit amerikan, Donald Tramp se nuk do të ketë sulme ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit.
Kallas, e cila në Abuxha u takua me ministrin nigerian të Punëve të Jashtme, Jusuf Maitama Tugar, deklaroi se sulmet ndaj infrastrukturës shkaktojnë kaos në rajon dhe në mënyrë shtesë e përshkallëzojnë luftën.
Trampi sot paraprakisht njoftoi se SHBA-ja dhe Irani kanë udhëhequr biseda produktive gjatë dy ditëve të fundit, pas çka ka kërkuar anulim të sulmeve ndaj infratsrukturës energjetike iraniane dhe elektranat në pesë ditët e ardhshme.
Trampi në rrjetin e tij social "Truth Social" ka shkruar se bisedat janë zhvilluar për zgjidhjen e plotë të "armiqësive" në Lindjen e Mesme.

"Duke gjykuar sipas tonit të këtyre bisedave të thella, të hollësishme dhe konstruktive, të cilat do të vazhdojnë gjatë javës, kërkova nga Ministria e Luftës t'i anulojë të gjitha sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe elektranave në pesë ditë, që do të varet nga suksesi i negocatave dhe diskutimeve", ka shkruar Tramp. bsh/
Foto: MIA arkiv