• e martë, 24 mars 2026

Irani pohon se ka qëlluar lokacione në Izrael dhe tre baza ushtarake amerikane

Irani pohon se ka qëlluar lokacione në Izrael dhe tre baza ushtarake amerikane

Teheran, 23 mars 2026 (MIA) - Korparmata iraniane e Gardës revolucionare islamike (IRCG) kumtoi se ka qëlluar lokacione në Izrael dhe tre baza ushtarake amerikane.

Në kumtesë, të publikuar nga agjencia e lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me IRCG-në, thuhet se me dronë janë goditur lokacione në pjesën veriore, qendrore dhe jugore të Izraelit.

Po ashtu, thuhet se janë qëlluar bazat ushtarake amerikane "Ali Al Salem" në Kuvajt, një në "Al-Harxh" në Arabinë Saudite dhe "Al Dafra" në Emiratet e Baskuara Arabe.

As ushtria izraelite, as Kuvajti, Arabia Saudite ose Emiratet e Bashkuara Arabe deri tani nuk e konfirmuan kumtesën e IRCG-së, njoftoi Bi-Bi-Si-ja. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR