Në Kolumbi u rrëzua një aeroplan me 110 ushtarë
- Ministria e Mbrojtjes e Kolumbisë sot kumtoi se një aeroplan ushtarak i tipit "Herkules C-130", i prodhimit amerikan, u rrëzua në jug të vendit, ndërsa mediumet lokale njoftojnë se në aeroplanin ka pasur rreth 110 ushtarë.
- Post By Besnik Shuki
- 20:45, 23 mars, 2026
Bogotë, 23 mars 2026 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes e Kolumbisë sot kumtoi se një aeroplan ushtarak i tipit "Herkules C-130", i prodhimit amerikan, u rrëzua në jug të vendit, ndërsa mediumet lokale njoftojnë se në aeroplanin ka pasur rreth 110 ushtarë.
Ministri kolumbian i Mbrojtjes, Pedro Sançez, tha se fatkeqësia ndodhi gjatë ngritjes nga një bazë në pjesën kolumbiane të pyllit Amazon, në kufirin me Perunë, ndërsa aeroplani transportonte pjesëtarë të forcave të armatosura.
"Numri i saktë i viktimave dhe shkaqet e fatkeqësisë nuk janë konfirmuar ende", tha Sançez.
Radio stacioni lokal BluRadio, duke cituar burime zyrtare, njoftoi se në aeroplan ka pasur 110 ushtarë dhe se fatkeqësia ndodhi rreth tre kilometra larg qendrës urbane. bsh/
Foto: EPA