Netanjahu deklaroi se Trampi e ka informuar për mundësinë e re për marrëveshje me Iranin, e cila "do t'i mbrojë interesat vitale izraelite"
- Në deklaratat e tij të para prej se presidenti amerikan, Donald Tramp publikoi se po bisedon me Iranin për përfundimin e luftës, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu tha se Izraeli "do t'i mbrojë interesat e veta vitale në çdo situatë".
- Post By Besnik Shuki
- 20:35, 23 mars, 2026
Tel Aviv, 23 mars 2026 (MIA) - Në deklaratat e tij të para prej se presidenti amerikan, Donald Tramp publikoi se po bisedon me Iranin për përfundimin e luftës, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu tha se Izraeli "do t'i mbrojë interesat e veta vitale në çdo situatë".
Netanjahu, në video deklaratën e tij, tha se sot me telefon ka biseduar me "mikun" Tramp.
"Tramp beson se ekziston mundësi që të shfrytëzohen arritjet masive të IDF-së (forcat mbrojtëse izraelite) dhe të ushtrisë amerikane, me qëllim që të arrihen objektivat e luftës përmes marrëveshjes - marrëveshje që do t'i mbrojë interesat tona vitale", tha Netanjahu. bsh/
Foto: MIA arkiv