Orbani e dënoi përgjimin e Sijartos
- Kryeministri hungarez, Viktor Orban e dënoi sot "përgjimin e një anëtari të qeverisë". Dënimi i tij vjen pasi gazeta "Uashington Post" dy ditë më parë publikoi se ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Sijaro i përcjellte informacione Rusisë nga Bashkimi Evropian.
Budapest, 23 mars 2026 (MIA) - Kryeministri hungarez, Viktor Orban e dënoi sot "përgjimin e një anëtari të qeverisë". Dënimi i tij vjen pasi gazeta "Uashington Post" dy ditë më parë publikoi se ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Sijaro i përcjellte informacione Rusisë nga Bashkimi Evropian.
Përgjimi i një anëtari të qeverisë është një sulm serioz ndaj Hungarisë, publikoi Orban në Fejsbuk, duke shtuar se e ka angazhuar ministrin e Drejtësis ta hetojë rastin.
Uashington Post, duke cituar përfaqësues aktualë dhe ish-përfaqësues evropianë të sigurisë, publikoi se Sijarto gjatë pauzës së takimeve të Këshillit të BE-së, përmes telefonit e ka informuar ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergej Lavror se për çfarë është diskutuar dhe për zgjidhjet e mundshme. Megjithatë, gazeta nuk theksoi nëse Sijarto është përgjuar.
"Uashington Post" publikoi gjithashtu se shërbimet ruse të inteligjencës po shqyrtojnë mundësinë e ndikimit në fushatën për zgjedhjet parlamentare në Hungari më 12 prill duke simuluar një atentat ndaj Orbanit.
Edhe Sijarto në "Fejsbuk" i mohoi akuzat e "Uashington Post" duke i quajtur ato një "teori absurde konspiracioni". Ai theksoi se është i tronditur nga "fakti që ai është ndjekur nga një ose më shumë shërbime të huaja të inteligjencës, me bashkëpunimin aktiv të një gazetari hungarez".
Zëdhënësi i Komisionit Evropian sot deklaroi se raportet se Hungaria po ndan informacione për BE-ne me Rusinë janë shqetësuese, duke shtuar se Brukseli po pret sqarime nga Hungaria.
Ndërsa lideri i partisë opozitare Tisa, Peter Maxhar, dënoi aktin e mundshëm të tradhtisë së lartë.
"Sipas informacioneve aktuale, Peter Sijarto po bashkëpunon me rusët dhe po tradhton interesat hungareze dhe evropiane. Kjo duket të jetë tradhti e lartë, e dënueshme me burgim të përjetshëm", shkroi Maxhar në "Fejsbuk". ls/
Foto: Arkivi i MIA-s