• e martë, 24 mars 2026

Tramp i anuloi sulmet mbi Iran për pesë ditë pas "bisedave produktive" rënie e çmimit të naftës pas sinjaleve për depërshkallëzim

Tramp i anuloi sulmet mbi Iran për pesë ditë pas

Uashington, 23 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp njoftoi se ka urdhëruar anulim të përkohshëm të të gjitha goditjeve ushtarake ndaj infrastrukturës iraniane energjetike për një periudhë prej pesë ditëve, pas, siç tha "shumë bisedave të mira dhe produktive" mes SHBA-së dhe Iranit për përfundim të plotë të armiqësisë në Lindjen e Mesme.

Në postimin në rrjetin social Truth Social, Tramp theksoi se në dy ditët e kaluara janë mbajtur biseda "të detajuara, të shtrira dhe konstruktive", mes dy palëve, të cilët do të vazhdojnë gjatë javës.

"Në bazë të karakterit dhe tonit të këtyre bisedimevem kam urdhëruar që Ministria e Mbrojtjes t'i anulojë të gjitha giditjet luftarake ndaj impianteve energjetike iraniane dhe infrastrukturën për pesë ditë, nën kushtin që takimet dhe bisedimet vijuese të jenë të suksesshme", shkroi Tramp.   

Kjo deklaratë vjen vetëm dy ditë pas tonit të ashpër të presidentit amerikan. Të shtunën mbrëmë vonë, ai u kërcënua se SHBA-ja do t'i "shkatërrojnë" elektranat iraniane nëse Teherani nuk e hap plotësisht edhe pa kushte Ngushticën e Hormuzit në afat prej 48 orëve.

"Nëse Irani nuk e rihap plotësisht, pa asnjë kërcënim, Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orësh, SHBA-ja do të sulmojë dhe shkatërrojë termocentralet e tij, duke filluar nga më i madhi", tha Tramp në atë kohë.

Vetëm një ditë më parë, të premten, Tramp kishte thënë se nuk ishte i interesuar për një armëpushim me Iranin, duke theksuar se ishte i hapur për bisedime, por jo për një armëpushim.

Deklaratat e fundit në lidhje me përparimin në bisedime kanë shkaktuar një përmbysje në tregjet financiare. Çmimet e naftës së papërpunuar Brent ranë për 13 për qind në rreth 96 dollarë për fuçi.

Në të njëjtën kohë, indeksi i aksioneve FTSE 100 u zhvendos në territor pozitiv, duke u rritur për 0.5 për qind, pasi më parë kishte rënë më shumë se 2 për qind. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR