• e martë, 24 mars 2026

Moska: BE-ja është "e fundit në radhë" për energjentët rusë

Moska: BE-ja është

Moskë, 23 mars 2026 (MIA) - Përfaqësuesi special i presidentit rus për investime dhe bashkëpunim ekonomik me vendet e huaja dhe drejtori i Fondit rus për investime të drejtpërdrejta, Kirill Dmitriev, deklaroi se Bashkimi Evropian ndodhet "në fund të radhës" kur bëhet fjalë për energjentët rusë.

"BE-ja është në fund të radhës", shkroi Kirill Dmitriev në platformën X.

Ai shprehu se ka një ide të qartë për skenarin sipas të cilit do të zhvillohet kriza energjetike në Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe, duke iu përgjigjur një komenti të një përdoruesi në rrjetin social.
 
"Kam. Mediat tradicionale i pengojnë shumë njerëz ta shohin pamjen reale, duke promovuar narrativa të rreme që e mjegullojnë të menduarit. Shumë vendime të gabuara merren mbi bazën e këtyre narrativave dhe pamundësisë për të korrigjuar gabimet!, shkroi Dmitriev.

Ai të shtunën vlerësoi se Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe në dy deri në tre javët e ardhshme mund të përballen me një krizë të lidhur me furnizimin me karburant. qa/

Foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR