Katër të vdekur dhe dhjetë të plagosur në një sulm rus ndaj Hersonit dhe Dnjeparit
- Të paktën katër persona humbën jetën, ndërsa 29 u plagosën në një sulm rus ndaj qyteteve ukrainase Herson dhe Dnjepar (Dnjepar), ndërsa një dron rus qëllloi një anije tregtare nën flamurin liberian i cili lundron përgjatë korridorit detar, lajmëroi "Ukrinform".
- Post By Sara Ademi
- 15:38, 14 prill, 2026
Kiev, 14 prill 2026 (MIA) - Të paktën katër persona humbën jetën, ndërsa 29 u plagosën në një sulm rus ndaj qyteteve ukrainase Herson dhe Dnjepar (Dnjepar), ndërsa një dron rus qëllloi një anije tregtare nën flamurin liberian i cili lundron përgjatë korridorit detar, lajmëroi "Ukrinform".
Forcat ruse herët në mëngjes me dron sulmuan një spital në qendër të Hersonit, me ç'rast u plagosën katër të punësuar, kumtoi administrata ushtarake e qytetit përmes "Telegram"-it. Është lënduar edhe jë burrë 62 vjeçar, pasi nga droni u hodhën mjete shpërthyese mbi automobilin e tij.
Sulmi shkaktoi dëmtim të institucionit mjekësor, me ç'rast çatia u shemb dhe dritaret u thyen. Autoritetet informuan se tre gra të moshës 42, 51 dhe 39 dhe një burrë 67 vjeç u lënduan nga shpërthimet. Administrata ushtarake rajonale konfirmoi se forcat ruse vazhdojnë të granatojnë objekte mjekësore në rajon.
Në një sulm të veçantë ndaj Dnipros, të paktën katër persona humbën jetën, ndërsa 25 u plagosën, njoftoi udhëheqësi i administratës rajonale, Oleksandar Ganzha. Në vendin e goditjes shpërtheu zjarr.
Në ndërkohë, Ministria ukrainase për zhvillim të bashkësive dhe territoreve kumtoi se një dron rus ka qëlluar një anije civile tregtare nën flamurin liberian, i cili ka qarkulluar përmes korridorit detar për të ngarkuar misër.
"Armiku vazhdon ta sulmojë infrastrukturën logjistike detare civile në rajonin e Odesës. Anija vazhdoi me lundrim dhe mbërriti në port", citohet në kumtesë, ku shtohet se nuk ka informata për të lënduar.
Edhe krahas sulmeve, operacionet e portit vazhdojnë me qëndrueshmëri, ndërsa Ukraina vazhdon ta mbajë korridorin detar dhe t'i përmbushë detyrimet e eksportit. sa/
foto: arkivi