• e mërkurë, 15 prill 2026

ANEB: Centrali bërthamor i Zaporozhjes merr rrymë pas një ndërprerje 90-minutëshe

ANEB: Centrali bërthamor i Zaporozhjes merr rrymë pas një ndërprerje 90-minutëshe

Zaporozhje, 14 prill 2026 (MIA) - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (ANEB) sot kumtoi se Elektrana bërthamore  Zaporozhjes, në afërsi të Energodarit, përsëri ka fituar rrymë përmes linjës së transmetimit "Feroslavna-1, me çka duke i dhënë fund një ndërprerjeje të jashtme të energjisë e cila zgjati afërsisht 90 minuta. 

"Gjeneratorët me naftë të elektranës që atëherë janë mbyllur në mënyrë të sigurtë. Ekipi i ANEB-s në central vazhdon të monitorojë situatën", theksohet në kumtesën e ANEA-s e publikuar në Iks. 

Shërbimi për shtyp i Elektranës bërthamore të Zaporozhjes më herët sot kumtoi se centrali bërthamor raportoi një ndërprerje të energjisë elektrike, prandaj energjia u aktivizua nëpërmjet gjeneratorëve me naftë. 

"Në Elektranën bërthamore të Zaporozhje-s, furnizimi me energji i jashtëm është shkëputur. Situata është nën kontroll. Si rezultat i mbrojtjes automatike, linja e transmetimit të tensionit të lartë 330 kV 'Feroslavna-1' është shkëputur. Linja e transmetimit 'Dnjeprovskaja' ka mbetur e shkëputur që nga 24 marsi i vitit 2026", kumtoi më parë elektrana. 

Me Elektranën bërthamore të Zaporozhjes që nga viti 2022 është operuar nga kompania ruse Rosatom. 

QËNDRONI TË LIDHUR